Published On: 20 Tetor, 2016

Ofensiva Diplomatike Serbe: Ja çfarë kërkoi delegacioni i Beogradit në Bruksel për “Trepçën”

Siç edhe është thënë për situatën dhe problemet që ekzistojnë me Prishtinën në lidhje me Trepçën si dhe pronat e tjera, në Kosovë, Serbia sot ka mbajtur një konferencë në Bruksel me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të BE-së në Komitetin për Zgjerim (COELA), shkruan “Blici i Serbisë.

Mesazhi kryesorë që u dëgjua ishte se Serbia nuk do t’i jap pronat e saj.

“Serbia mos ta jap pronat e saj dhe të mos rri duarkryq” – tha për “Blicin Beogradas” Marko Gjuriq, i cili pas kësaj bisede shkoi që ta vazhdojë dialogun me Prishtinën për diplomat universitare.

Konferenca u mbajt në ndërtesën e misionit të Republikës së Serbisë në Bruksel, ku morën pjesë përfaqësues të 28 vendeve anëtare si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe në të cilën, ndër të tjera, foli edhe i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe shefja  e ekipit negociator me BE-në, Tanja Mishqeviç.

Në takimi është argumentuar pozicioni i Serbisë sa i përket “Trepçës”, ligji për investimet strategjike, por edhe në lidhje me mënyrën se si trajtohen përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës, shkruan gazeta “Blic” e Serbisë.

“Politika jonë mbetet politikë e bisedimeve, por kurrë nuk do të jetë politikë që fut kokën në dhe, duke bërë lëshime të pabazuara dhe komprometime të rreme në dëm të interesave të popullit serb.

Dialog po, por le t’i dorëzojnë pronat, ku u kryen lëshime katastrofale të cilat ndoshta duan t’i rrëmbejnë nga ne, kjo assesi s’do të ndodhë – ka thënë Gjuriq.

Sipas burimeve të “Blicit Beogradas” në Bruksel, kjo është një ofensivë diplomatike  e Serbisë, që nuk ka të bëjë me negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës të cilat këto ditë po ashtu po zhvillohen në këtë qytet.

Kjo është një çështje dypalëshe midis Serbisë dhe BE-së, lidhur me zgjerimin mirëpo edhe për Kapitullin e 35-të me Kosovën – i ka thënë ky burim “Blicit Beogradas”

Konferenca me përfaqësuesit e Komisionit për Zgjerim u ndoq nga ministrat në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Ljubomir Mariq, dhe Delibor Jevtiq.

Nga Delegacioni i Beogradit po ashtu është njoftuar se përfaqësuesit e BE-së kanë shtruar pyetjen për “Telekomin”, nëse Prishtina është e gatshme për të rënë në kompromis. Për shkak të refuzimit të Prishtinës për të folur rreth pronave Serbe në dialog, delegacioni i Beogradit dje, mirëpo edhe sot, në bisedimet dypalëshe me ndërmjetësimin evropian, kanë përcaktuar pikëpamjet e tyre kur bëhet fjalë për “Trepçën”, shkruan “Blici i Serbisë, transmeton GazetaBlic.com

Delegacionet nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel, po i  vazhdojnë bisedimet e tyre mbi njohjen reciproke të diplomave. / ©Blic.rs – GazetaBlic.com /

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...