Published On: 26 Nëntor, 2016
Bota |

Obama zgjeron kompetencat e forcave speciale

Administrata amerikane ka vendosur të rrisë pushtetin e forcave speciale ushtarake për të përforcuar luftën kundër celulave terroriste dhe luftëtarëve të tyre nëpër botë.

Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, që citon burime pranë Pentagonit.

Të gjithë anëtarët e Komandës së Përgjithshme të Operacioneve Speciale, që përfshin njësitë Navy Seal, Beretat Jeshile dhe Delta Force, do të mund të veprojnë përtej fushave të betejës në Irak, Siri dhe Libi, transmeton tch.

E gjitha kjo, për t’i bërë ballë emergjencës së militantëve xhihadistë që po përhapen gjithmonë e më shumë me humbjen e terrenit në bastionet e dikurshme të tyre, Mosul dhe Raka.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...