Published On: 25 Tetor, 2016

Obama: Suzana Shkreli është liderja për të cilën keni nevojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka shprehur mbështetjen për shqiptaren Suzana Shkreli, e cila kandidon për kongresmene në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Amerikë pas rreth 1 muaji.

Obama e ka cilësuar Shkrelin si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave.

“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to. Suzana Shkreli është liderja për të cilën keni nevojë”, ka thënë Presidenti amerikan.

 Obama thotë se Shkreli është një kandidate liberale që do të ndihmojë Hillary Clinton dhe demokratët në Kongresin Amerikan për politikat që do të ndërmarrë Clinton në rast se fiton zgjedhjet presidenciale.

Shqiptarja Suzana Shkreli u fut në lista për kandidate në Kongresin Amerikan pas largimit të aktores Melissa Gilbert për arsye shëndetësore

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...