Published On: 2 Nëntor, 2016

‘O popull, Ju lutem mos e votoni Ali Ahmetin. Mos na i shtoni brengat, lotët, vuajtjet’

Zemra më dhemb kur e shohë Ali Ahmetin dhe bandën e tij prej kriminelëve të sorollaten fshatrave të Komunës së Likovës, aty ku vëllai im së bashku me djemtë tjerë të kombit zhvilluan beteja për lirinë e shqiptarëve të Maqedonisë.

Aq më tepër më vije të pëlcas kur shoh bashkëfshatarët e mijë në tubimet e partisë vrastare duke i duatrokitur Ali Ahmetit dhe disa horrave tjerrë të cilët burgosën dhe shkatërruan jetën vëllain tim dhe shumë shokëve të tij, të cilët po kalben nëpër kazamatet maqedonase.

Kështu shprehet për agjencinë e lajmeve INA Jetulla Qerimi, vëllai i ish – ushtarit të UÇK-së, Rexhail Qerimi, duke drejtuar një apel drejtë banorëe të Likovës: “Ju lutem mos e votoni BDI-në, mos na i shtoni brengat, lotët, vuajtjet, mos e votoni sepse ushtarët e lirisë do të vazhdojnë të kalben nëpër burgjet sllavo-maqedonase. Mos e votoni sepse këta kanë vendosur ta vrasin gjithë UCK-në dhe luftën tonë për liri. Ju lutem mos e votoni sepse do të vazhdojnë bastisjet, tmerrin dhe dhuna në familjet shqiptare, do të vazhdojë traumatizimi i familjeve tona. Ju lutem, mos na merrni në qafë për një interes të vogël material. Është moment i fundit ti varrosin këta matrapazë”.

Ai kërkon nga mediat shqiptare që përskaj rasteve të montuara Monostra dhe Sopoti të sensibilizohet edhe rasti i Rexhail Qerimit.

“E dënuan pa asnjë fakt. Dëshmia e vetme ishte një dëshmitarë i fshehur, i cili nuk e ka njohur Rexhailin në foto albumin e prezantuar nga policia. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se vëllau im është pa flokë dhe pa mjekërr, ndërkohë që vëllai kishte një mjekërr të shkurtër dhe po ashtu flokë të shkurtra”, shprehet Jetullai.

Ai habitet edhe me faktin se kamerat e  vendosura afër vedit të ngjarjes kanë incizuar situatën e plotë, ndërsa mungon video incizimi i pastër.

“Thuhet se ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës, gjegjësisht në ora 11:35. Absurdi qëndron se video incizimi ka dalë i errët. Si është e mundur kjo? Kur ministrja e punëve të Brendshme deklaroi në Parlament se posedon materiale të incizuara nga kamerat e sigurisë, si fakte të pa mohuara (Shiko Doc1, përgjigjen e ministres Gordana Jankullovska para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë). Ku mbeti video materiali i pastër që vërteton se vëllai im nuk është përfshirë në këtë vepër”, shprehet ai për agjencinë e lajmeve INA.

Gjithashtu sipas tij, “në ditën e vrasjes janë gjuajtur 80 plumba, ndërsa pas ekzaminimeve në duartë e vëllaut tim nuk është hasur erë baruti dhe gjurmë tjera”.

“Montimi është i pastër. Katër orë pas vrasjes ata e morën vëllain, realizuan ADN dhe pastaj e montuan në veturën prej të cilës supozohet se është kryer vrasja. Për rastin në fjalë janë larguar pesë apo gjashtë gjykatës, për faktin se nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij manipulimi, këtë e dinë të gjithë. Pastaj 5 apo 6 dëshmitar të vëllaut tim i ka pranuar Gjykata, të cilët pohojnë se prej orës 11 deri pas mesditës, Rexhali ju ka shërbier caj në lokalin e tij në fshatin Opajë të Kumanovës”, thekson Jetulla Qerimi.

Ai vazhdon rrëfimin e tij për agjencinë e lajmeve INA, duke dëshmuar se policia ka marr 20 telefona nga familjarët dhe miqt e tij, dhe nuk ka arritur ta gjej asnjë fakt të vetëm, për ta përfshirë në ngjarje.

Jetullai, gjithashtu kërkon nga Prokurorja Speciale që ti merr përgjimet në kohën kur ka ndodhur vrasja, për ta zbuluar se si ka ndodhur montimi.

DOC4

Ali Ahmeti më gënjeu, premtoi dhe nuk bëri asgjë

Lidhur me këtë rastë revolta e tij më e madhe shprehet ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili vite më parë i ka premtuar se do ta zbardh këtë rastë, dhe nuk ka ndërrmar asgjë.

“Ali Ahmeti gjatë një vizite në Likovë, ku po bëhej inaugurimi i një shkolle më premtoi se do ta zbardh këtë rastë. Ai më tha: Sot është e premte, të hënën do të blidhet një komision për ta trajtuar burgosjes e Rexhailit. Të pranishëm në dhomë ishin edhe Fazli Veliu, Sadulla Duraku dhe shumë përfaqësues tjerë të BDI-së. Ahmeti më gënjeu në sy, ai kurr nuk ndërrmori asgjë për zbardhjen e këtij rasti”, shprehet Jetullai për agjencinë e lajmeve INA.

DOC1

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...