Published On: 28 Tetor, 2016

O komandant Antoni! Rri me lavdinë e Koshares

“Ishalla kurrë nuk merret vesh sesa femra shqiptare janë dhunuar nga vetë shqiptarët, se në Drenicë 200 vjet pushka s”ka me na u ndal”.

sef_krasniqi

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Pas fjalëve që t’i dëgjoi gjithë bota në Parlamentin e Kosovës, edhe unë, me hallin tim, sikur të kisha mundësi do të lejoja që ti ta mbash gjysmën e burgut për Sylejman Selimin, madje ta kisha dhënë edhe një copë të Sami Lushtakut. Sepse, kështu po e kërkon edhe vetë vullnetarisht. Apo ndoshta nuk jemi aq të zotët sa ta kuptojmë zemërgjerësinë apo sarkazmin tënd. Atëherë ia pafshë hairin, veç më shumë do ia shohësh sherrin këtij fjalimi në të ardhmen. Kot e ke se gjaku nuk bëhet ujë, po mendoj për të gjithë ata shqiptarë të vrarë nga “komandantët” kërpudha, të krahut majtistë të UÇK-së. Jo, kurrë të krejt UÇK-ja, sepse një pjesë kanë qenë e pastër si loti dhe kanë bërë luftë çlirimtare me gjithë shpirt.

Dhe, vërtetë do të ishte mirë ta thuash në çfarë cilësie e bëre, me dëshirë, këtë deklaratë me të cilën e zbehe fort simpatinë te elektorati i LDK-së, ashtu siç e pate fituar me mosvotimin e Kadri Veselit për kryetar Parlamenti dhe Hashim Thaçin për president të Kosovës.

Nuk di çka mendojnë bashkëluftëtarët tu: të gjallë, apo ata që kanë rënë në Koshare, në veçanti Salih Çekaj… apo kryekomandanti, kolonel Ahmet Krasniqi!!! Nëse do, shkojmë edhe më tutje, o komandant, por nuk po mund të besoj që ti me gjithë mend do i hyje në hise të burgut Sylës, kur dihet që akuzohet edhe për dhunime të femrave shqiptare.

Menjëherë pas luftës, një burrë nga Drenica, më pati thënë: “Ishalla kurrë nuk merret vesh sesa femra shqiptare janë dhunuar nga vetë shqiptarët, se në Drenicë 200 vjet pushka s”ka me na u ndal”. Tash zgjidh, o komandant, distancohu nga dhunimet e femrave shqiptare ose bënë vullnetarisht pjesë e tyre!

Nëse do, shkojmë edhe më tutje, o komandant, dhe të tregoj se cilat vajza të Prishtinës, Syla i kërkonte t’i shkojnë në shtabin e Drenicës.

Ngadalë, o komandant Antoni, ngadalë, se ka ende nana, baballarë, vëllezër, motra e sidomos fëmijë jetimë që kukasin në Kosovë. Edhe çka tu deshtë ty o komandant të futesh në Drenicë?

Rri me lavdinë e Koshares, o komandant! Mos u bë më katolik se Papa.

Loading...
 
Displaying 3 Comments
Have Your Say
  1. Pershendetje Arifi,

    Antonin s’po e kritikon askush. Vetem po i themi ta jetojë plotesisht lavdine e Betejes se Koshares. Nuk ka nevoje Antoni për lavdi shtese.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)
  2. Mal uka thotë:

    Shume i nershmi SEfedin Krasniqi ;Dje lexovanga mikui yne iletrave
    sinan Kastrati qe krejt si ty e ne te tjerve na iritoj fjalimimi
    i Anton Qunit Edhe ne ate shkrim te sininanit kan dale do telall
    homall kishe ne mbrojtje te antonit Gabimi nuk mbrohet ndersa
    kritika dashamirse siq kew bere Ti dhe sinani nderton e korigjon
    Une habitem me Anton Qunin ! – Si ben nje epror ushtarak me grada
    akademike te behej keshilltar i nje analfabeti ushtarak siq ishte
    sylejman selim pekmezi! 2 A ka harrue Anton quni qe Ky far sylejman
    pekmezi e quente DR Rugoven tradhtar kur ai ishte detyrue te shkonte
    ne beograd ndersa Sylejman E sumlla deklarata jepte ne TVSh thua se lufta behej ne tirane Po menjehere pat reague atehere i nershmi
    Pandeli Majko ! Antoni kurr nuk foli per vrasjen e shokve Te Ahmet
    Krasniqit e vete kolonelit Edhe une u habita me fjalimet e antonit
    dhe me duket se ky qenka i rrasun ne LDk Jo si vlere po as jo si nere! Nejse ftyra e tij po bajka ! Me nderime e dhimje per Antonin! Ne fund Une dhe secili qytetar jemi kunder gjykimeve
    qe i monton serbija Por jo kunder atyre qe i deshiron kosova !

    Përgjigjiuni
    Pelqej(3) Nuk Pelqej(0)
  3. Arifi thotë:

    Turpi ska kufi , kritikohet edhe Anton Quni .
    Athere kush duhet lavduar ? Ata qe nuk ben asgjë për Kosoven ,por ishin dhe janë dorë e zgjatur e Serbisë !m

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(3)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...