Published On: 11 Janar, 2017

Nxehen “gjakrat” për Lladrovcin në PDK

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas, Idriz Hysenaj i ka reaguar ashpër zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, pasi që ky i fundit në një debat televiziv ka deklaruar se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte kandidat i gabuar në garë për kryetar të kësaj komune. 

Hysenaj, duke mohuar deklaratën e Hotit, tha se me kandidatin dhe tani Kryetarin e Komunës së Drenasit,  qytetari e ka adresën ku mund të drejtohet dhe që mund ta gjejë atë, tani qytetarit prapë po i kthehet besimi dhe s’u desh që të pritej me muaj, por që në ditët e para të punës së kryetarit të ri , i cili është personalitet punëtor, që e mban premtimin e dhënë.

 “Ai që ishte më i pafajshmi, kandidati për Kryetar, z. Ramiz Lladrovci. Pra, Ramiz Lladrovci nuk ishte kandidati i gabuar, por ai që s’duhej ta paguante atë faturë, z. Hoti.

Z. Hoti, nuk e di se nga të erdhi mendimi për “kandidatin e gabuar?” Është mendim i yti apo i njerëzve që të japin informata të gabuara”, tha Hyenaj, njofton GazetaBlic.com

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë ragimin e tij:

 

Duke e përcjell emisionin “KOMITET”, ku mysafir ishte Rexhep Hoti, bashkë partiaku im nga Partia Demokratike e Kosovës, vërejta se në përgjigjet për zgjedhjet në Drenas ishte kritik ndaj Kryetarit tashmë të zgjedhur z. Ramiz Lladrovci. Të them të drejtën z. Hoti nëse vetëm pak e kupton politikën dhe jeton me të, shihet qartë se politika udhëhiqet nga lartë, ndërsa bekimi dhe forca merren në bazë.
Për të kritikuar apo jo vendimin e z.Veseli për propozimin e z.Lladrovcit për Kryetar të Drenasit, ti Z. Hoti dhe shokët tuaj kritikues është dashur të zbritni në Drenas dhe të shikoni me të vërtet, si është situata pikërisht nga ato “kuadro” që ti mendon se duhet udhëhequr me Drenasin.
Për mua personalisht, jo vetëm si shef i shtabit fitues, por edhe si bashkëpunëtor i shumicës së të zgjedhurve, të cilët kanë marrë vota në Drenas, Ramiz Lladrovci jo që ishte dhe është njeriu i duhur por është edhe njeriu më adekuat për degën e i PDK-së në Drenas si dhe për qytetarët e Drenasit.
Ka kohë që punoj e veproj ne Drenas, që nga paslufta e këndej Drenasi ka pasur nevojë për një kryetar me autoritet, që të marr vendime të guximshme në dobi të zhvillimit dhe të prosperitetit, e jo nga të tillë që dirigjohen nga të tjerët, përkundër interesave të qytetarëve.
Drenasi ka pasur kuadro të zot për ta udhëhequr jo vetëm komunën, por edhe me përmasa kombëtare, por nganjëherë, për fat të keq, ka vuajtur nga një binom ose trinom që kanë pasur dëshirë ta udhëheqin Drenasin, në mënyrë të tërthortë, përmes sejmenëve të tyre. Në vend që vetë të zbresin e t’i zgjidhin çështjet që i preokupojnë qytetarët, binomet ose trinomet e lartpërmendur kanë nxitur konflikte të vazhdueshme në terren, ku grupe njerëzish janë ndarë dhe janë thirrur një “njerëz të Dajës” dhe “njerëz të Bacit”.
Drenasit i ka munguar një njeri i vendosur, i cili në mënyrë të arsyeshme vendos dhe punon për Drenasin, e jo siç ka ndodhur deri më sot, Drenasi mbillte e të tjerët korrnin frytet e tij. Me vota të Drenasit aktivistët e ndryshëm u vendosën deputet, ministra etj., të cilët pastaj i vendosnin njerëzit e vet nëpër vende të ndryshme të punës, pa u interesuar më gjendja e qytetarit të Drenasit.
Edhe ata deputet të Komunës së Drenasit që arritën në karriget e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk arrinin të merrnin ndonjë pozitë të rëndësishme ministrie që zëri i tyre në shërbim të qytetarëve të Drenasit të dëgjohej në kuadër të qeverisë se Kosovës.
Dorëheqja e Nexhat Demakut, Drenasin e gjeti të pa papërgatitur, për më tepër edhe të ndarë e përçarë në mes të disa kandidatëve të PDK-së të vet propozuar, qoftë si “të varur” ose si “të pavarur” me ndikime te pjesshme në rrethet e tyre, por nuk pati ndonjë kandidat unifikues e të përkrahur nga qytetarët dhe nga vetë Kryetari i partisë, z. Kadri Veseli. Në këtë gjendje e gjeti kandidati i mirënjohur jo vetëm në Drenas por edhe më gjerë, Ramiz Lladrovci, i cili u propozua nga Kryetari i PDK-s, z.Kadri Veseli, i mbështetur edhe nga Dega në Drenas, nga unë si shok i vjetër, nga disa grupime tjera siç ishin Iniciativa Qytetare, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që iu bashkuan PDK-së, nga intelektualë, etj.
Në këtë situatë sa të ndërlikuar aq edhe të dhimbshme për Drenasin e atyre ditëve, një rol joparimor e pati opozita, e cila e etur për pushtet, duke fërkuar duart se ju ka ardhur koha të lëvrojnë mbi token e pa zot, që “livadhin e shkret ta kullosnin kuajt e verbët”, si thotë fjala popullore, ashtu siç mendonin edhe liderët e vetëshpallur te NISMA-s, të Bajës së Malishevës me një kandidat të marrë me qira, derisa të arrinin qëllimin. Pastaj pa kursim me premtime boshe këtu erdhi AKR-ja, e Behxhet Pacollit, duke menduar se në Drenicë do të arrinte të gjente njerëz që shitën për grosh e për një vend pune.
Tash sa vite, qytetari i Drenasit ballafaqohet me vështirësi ekonomike e infrastrukturore, për më tepër i injoruar i papërfillur për mos transparencën e pushteti lokal, bëri të krijohej mos durim deri në ngritjen e zërit për të shprehur pakënaqësinë qoftë me gojë në tubimet elektorale, qoftë me mos dalje në zgjedhje në ditën e votimit, por pa u larguar nga PDK-ja, si partia tij. Mos dalja në votime ishte alarm për PDK-në e nivelit lokal dhe të gjithëve na zgjoi nga gjumi dimëror, por fatkeqësisht tani po shihet se akoma fjetur qenka ndonjë nga anëtarët e Kryesisë së PDK-së, siç u dëshmua edhe qëndrimi i anëtarit të Kryesisë, z. Rexhep Hoti.
Në fushatën e fundit, morën pjesë ministra e deputet, që pastaj nga disa u tha se gjoja këta e dëmtuan fushatën. Përkundrazi, ata ndihmuan në fushatë, por gabimi i tyre ishte i mëhershëm, i para fushatës, atëherë kur nuk u interesoheshin për gjendjen në Drenas, për investimet dhe për qytetarët e tij. Me pak ditë prezencë në fushatë nuk mund të riparoheshin dëmet e krijuara për vite të tëra, por kjo faturë duhej paguar. Dhe kush e pagoi? Ai që ishte më i pafajshmi, kandidati për Kryetar, z. Ramiz Lladrovci. Pra, Ramiz Lladrovci nuk ishte kandidati i gabuar, por ai që s’duhej ta paguante atë faturë, z. Hoti.
Z. Hoti, nuk e di se nga të erdhi mendimi për “kandidatin e gabuar?” Është mendim i yti apo i njerëzve që të japin informata të gabuara. Është e kundërta e asaj që mendon z. Hoti dhe ndonjë bashkëmendimtar i tij, sepse me kandidatin dhe tani Kryetarin e Komunës së Drenasit, qytetari e ka adresën ku mund të drejtohet dhe që mund ta gjejë atë, tani qytetarit prapë po i kthehet besimi dhe s’u desh që të pritej me muaj, por që në ditët e para të punës së kryetarit të ri , i cili është personalitet punëtor, që e mban premtimin e dhënë.
Unë si shef i Shtabit, edhe pse nuk isha i kënaqur me rezultatet e rundit të parë, kisha besim te qytetarët tanë. Të këtij mendimi ishin edhe Kryetari i Partisë. Rreth Shtabit zgjedhor të PDK-së, Kryetarit të partisë, Z. Veseli dhe kandidatit Z.Lladrovci, u bashkuan aktivistët e devotshëm të Drenasit, të rinj e të vjetër me një besim të plotë kaluam lagje me lagje e familje me familje dhe sqaruam qytetarët për situatën reale në Drenas. Nga afër pamë se qytetarët kishte besim tek ne dhe ne u garantuam atyre se do t’i mbajmë premtimet, siç po shihet që nga dita e parë e vendosjes së Kryetarit të ri, z. Lladrovci.
Z. Hoti, me zgjedhjen e z. Lladrovci fitoi Drenasi, prandaj me vjen keq, që edhe pas gjithë atyre që ke pa në Drenas dhe pas të tjerave që tani po ndodhin realisht në Drenas, ti ende mendon se kandidati ynë, tani Kryetar, ishte i paqëlluar. Është kënaqësi që qytetarët e Drenasit s’mendojnë si ti z.Hoti, madje edhe një pjesë e opozitës, pavarësisht se a e thonë hapur, por janë të bindur se Ramiz Lladrovci ishte kandidati më i qëlluar dhe kryetari më adekuat i Komunës së Drenasit.
Z.Hoti, Ramiz Lladrovci fitoi kundër të gjitha partive politike, të disa prej medieve dhe analistëve që dolën hapur kundër tij, kundër Kryetarit të PDK-së dhe vetë PDK-së. Z.Hoti, zbrit edhe njëherë në Drenas dhe shiko si po frymon lirshëm, shiko punët e një jave se si kryhen brenda një ditë, shiko disiplinën në Komunës, zbatimin e ligjit për duhanin që aq mirë u prit nga qytetarët, aty mund ta takosh edhe Kryetarin, që takohet me qytetarët dhe vazhdon t’i dëgjoj për hallet e tyre, njëkohësisht duke jetësuar konkretisht projekte. Z.Ramiz Lladrovci u përket qytetareve të Drenasit, Partisë Demokratike të Kosovës, ai është fitimtari i vetëm kundër të gjithëve, madje edhe kundërshtarëve brenda partisë.
Sa mendon e reflekton për Drenasin, ndoshta do të ishte mirë të mendoje për kandidaturën Tuaj dhe elektoratin në Rahovec, për emërimet në parti të njerëzve pa bazë elektorale dhe pa konsekuenca politike kur ia huqin në vlerësimet elementare politike?
Ju Z. Hoti me sojin e analistëve që po flisni nga “olimpi”, dilni në terren e shihni si jeton qytetari në Rahovec por edhe në Drenas dhe pse ai nuk ua beson votën! Dije se një nga shkaqet pse është i irrituar qytetari është se bëhen emërime të njerëzve pa bazë elektorale. Madje, ka të tillë që vërtetë e keqpërdorën besimin e familjarëve duke i sakrifikuar ata, krijuan dhe krijojnë rehatinë personale.
Ndoshta secili duhet me pasë vetrespekt e të mos përzihet për gjithçka e gjithkund bile kur ia huqin para krejt qytetarëve. Duhet të ketë pasoja secili që shet mjegull, jo vetëm në PDK por edhe para opinionit kur ia huqin plotësisht me statusin e analistëve të përjetshëm.

Idriz Hysenaj
Drenas

Idriz Hysenaj, shef i shtabit zgjedhor të PDK-së

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...