Published On: 25 Gusht, 2017
Bota |

Numri i të vdekurve nga përplasja e autobusit arriti në 18 vetë

Autoritetet e Rusisë thonë se së paku 18 vetë kanë humbur jetën, kur një autobus me punëtorë të ndërtimtarisë ka rrëshqitur në det në një rajon jugor, afër Krimesë.

Komiteti Hetues Federaal tha se aksidenti tragjik ka ndodhur sot në mëngjes, derisa autobusi i transportonte punëtorët.

Ministria e situatave emergjente tha se autobusi është përplasur nga konstruksioni mbi det dhe ka rënë në ujë.

Zyrtarë shëndetësorë dhe ata të degës rajonale të Ministrisë së situatave emergjente, thanë se 18 vetë janë vrarë dhe më tepër se 30 persona të tjerë janë dërguar në spital, përfshirë 7 vetë që janë në gjendje kritike shëndetësore.

Në vendin e rënies së autobusit po punojnë zhytësit, ndërsa autobusi është nxjerrë nga deti.

Shkaqet e përplasjes nuk dihen.

Rusia është duke ndërtuar një urë që e lidhë gadishulln Tamam me Krimenë, rajon i Ukrainës, që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...