Published On: 20 Qershor, 2017

Nuk të kërkojë Albin t’i bësh homazhe Rugovës te varri, si Hashim Gjapëri e Kadri SHIK-u, por kërko falje!

Ti po do t’i thuash, PO, Klanit Pronto, por po mundohesh ta lësh LDK-në fajtore dhe në të njëjten kohë të dalësh faqebardhë para elektroratit të LVV!

Shkruan: Sef Krasniqi

Albin, nuk e ke ti hallin e të qëndruarit të LDK-së në opozitë, por ke shumë halle të tjera. Tash t’i lexojmë letrat në xhep, s’ke shumë nevojë t’i thuash përmes FB. Ti ke shumë halle tjera personale dhe të bëmave anarkiste me elemente të terrorizmit të LVV të ndaj LDK-së, njësoj të rrezikshme gati sikur të SHIK-ut (Klanit Pronto, dikur komandantëve të Rognerit) që gjatë luftës ke qenë zëdhënes i tyre në cilësinë e zëvendesit të zëdhënësit, Adem Demaçi.

Ti e ke hallin se nuk po mund t’i thuash PAN-it – PO- qysh u tha të njëjtave formacione që sot e përbëjnë PAN-in, për rrëzimin e qeverisë së LDK-së, të përfaqësuar nga Isa Mustafa.

Ti e ke hallin se si ta përmirësosh imazhin e një vezëgjuajtësi dhe gaz’hedhësi, tash që e ke lidhur kollaren rreth qafe. Ti e ke hallin se antagonizmat që i ke në dy krahët e LVV, të socialdemokratëve të përfaqësuar nga Shpendi dhe krahut tjetër të përfaqësuar nga ti, Albin, dhe Pararoja e OMLK-së, do të shkapërderdheni, nëse mbeteni edhe katër vite në opozitë.

Ti e di se opozitarizmi i gjatë të mykë sikur qëndrimi i gjatë në burg.

Që ti tregosh se ke ndryshuar, nuk mjafton ndyshimi me fjalë dhe loja me fjali të zgjedhura që në fund prodhojnë sofizma.

Personalisht, e di që s’mund të ndikojë në LDK, por sikur të isha ai që vendos, nga ti, do të kërkoja një kërkimfalje për të gjita ato që ti personalisht dhe LVV në përgjithësi keni bërë kundër LDK-së. Unë nuk kërkoj sikur disa që po thonë se ti duhet t’i bësh homazhe Rugoves te varri, si Hashim Gjapëri e Kadri SHIK-u, homazhet tua nuk i bëjnë nder, siç nuk i kanë bërë nder as homazhet e dy peronave në fjalë. Me qellim s’po them personalitete, sepse nuk e meritojnë.

Albin Kurti: – “Që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mbetet në opozitë, ky nuk është opcion. Mbetja në opozitë e LDK-së dhe mosbashkëpunimi me LV-në, do të thotë thjesht se LDK-ja po heq dorë nga synimi për largimin e Klanit Pronto nga pushteti, e kjo dorëheqje nuk i duhet as vendit e as popullit”.

Albin, duke rrëzuar Qeverinë e LDK-së, ti me deshirë me shokët tu nga LVV, ia keni vazhduar dhe shtuar jetën Klanit Pronto.

Ti po do t’i thuash, PO, Klanit Pronto, por po mundohesh ta lësh LDK-në fajtore dhe në të njëjten kohë të dalësh faqebardhë para elektroratit të LVV!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...