Published On: 8 Gusht, 2017

Nuk mund ta ruaja vetminë

Haki Bunjaku

 

Ditën qe puna mirë

Nuk pata qedere

E ruajta rregullin

Terri më pruri tmerre

Naimi me qirin ndezur

që mbante mbi dorë

hyri  lehtas për dere

Migjeni me urnën e ndezur

Sa e përflaki qiellin

Me turr hyri për dritare

C(ç)ajupi ters tha:

-Ai, ahmaku në Prishtinë

Nuk është vetëm idiot

Është rast edhe magar

Që turku i ka vu samar

Bëmë pak muhabet shqiptarisht

Vetminë ma thyen miqësisht

He, i paça gjithmonë!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...