Published On: 8 Korrik, 2017

Nuk kishte gatuar darkën, 56-vjeçari i vë litarin në fyt gruas

Një 56-vjeçar që ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke i vendosur litarin në fyt, pas një sherri banal në familje, ka treguar në polici se burimi i konfliktit ka qenë fakti që gruaja nuk kishte gatuar asgjë për darkë.

Ka qenë kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë për ngjarjen duke arritur ta shpëtojë nga vdekja 52-vjeçaren e cila ndodhet në spital, megjithatë në gjendje të rëndë. Në deklaratën e tij dhënë në polici, autori ka pohuar se nuk mbante mend asgjë dhe se i ishin errur sytë, pasi gruaja vetëm fliste dhe nuk dëgjonte.

“Nisi nga një gjë banale. Nuk di si e bëra. As më kujtohet fare. Nuk doja ta lëndoja, ta vrisja, as që e kisha menduar ndonjëherë. Ishte një moment. Më hipi gjaku në tru”, është shprehur Feçor Biçaku.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur bashkëshorti ka kërkuar që t’i shërbehet darka, por nuk ka pasur asgjë të gatuar në atë orë. Kaq është dashur që në shtëpi të nisë sherri dhe të dy kanë fajësuar njëri-tjetrin për mungesë përgjegjshmërie në familje. 56-vjeçari e ka goditur fillimisht me një shuplakë dhe ka nisur ta fyejë. Pas disa minutash debat, në një çast burri ka marrë një litar që gjendej në korridor dhe e ka lidhur gruan për fyti duke tentuar ta vrasë.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...