Published On: 6 Gusht, 2017

Nuk ka daltë e as çekan që mund të copëtojnë kombin monolit shqiptar

Barometri diplomatik

 

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

** -As islamofobia, as katolikofobia e as ortodoksofobia, as terrorizmi e as një lloj racizmi dhe ekstremizmi, kurrë nuk do të kenë sukses, që të ndezin fitilin e përçarjes dhe të vëllavrasjes ndërfetare mes shqiptarëve. Ky “film”, kurrë nuk do t’ia arrijë, që të shfaqet në repertorin e teatrit kombëtar të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan, sepse shqiptarët gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë Avni Rrustemë dhe Adem Jasharë.

*** Nuk ka profesor e as akademik  normal patriot shqiptar, që po propagandon, ose po vepron për t’i grindur shqiptarët mbi bazën fetare, pavarësisht nga shpifjet dhe nga gënjeshtrat e agjenturave   shqipfolëse ruso-serbo-sllave, që në format më perfide, më brutale dhe më çnjerëzore sipas “recetave” ruse të KBG-së dhe të  “bukvicës” së UDB-së po i akuzojnë  dhe po i sulmojnë, me qëllim të arritjes së qëllimeve dhe të interesave të tyre të ndyra në dobi të të gjithë armiqve shekullorë të shqiptarëve.

***  Shqipërinë Etnike  në Ballkan,  nuk e shpëton terrorizmi islamik, mercenarizmi, islamofobia, droga, korrupsioni, shpifja, gënjeshtrat, mashtrimi, piratizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, dhe tradhtia subversive psikopatike vetëmohuese, por mendja e  shëndoshë, guximi, ndërgjegjja, vizioni  dhe bashkimi mbarëshqiptar (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë). Kjo është strategjia dialektike dhe praktike  e ruajtjes së ekuilibrit të interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar në Ballkan.

Prandaj, kujdes mercenarë, tradhtarë dhe shitës të interesave dhe të idealeve jetike të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, mos na  i cenoni dhe mohoni  të drejtat dhe liritë tona të përbashkëta, sepse do të ndëshkoheni nga ligji, nga drejtësia, nga populli dhe nga historia, si dhe, nesër,  do të turpëroheni dhe do të mallkoheni nga vetë fëmijët  juaj. – Mos na pengoni  (si Srrbia e Sllobodan Milosheviqit) në rrugën tonë të shenjtë drejt diturisë, përparimit, qytetërimit Evropian Perëndimor  dhe RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR.

Të qëndrojmë larg nga “sistemi i kontradiktave” mafio-politike dhe propagandistike allasllave

Pavarësisht nga akuzat, ofendimet, shpifjet, kërcënimet të “industrisë së rëndë dhe të lehtë”  serbo-sllave  antishqiptare, ne, kurrë nuk do të pranojmë kurrfarë ultimatumi e as diktati, që të fusim “kokën  në zallë” si struci, duke  “arkivuar” dhe varrosur përgjithmonë të vërtetën e RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
-Këtë ideal  dhe këtë  aspiratë të shenjtë shumëshekullore atdhetare gjithëshqiptare nuk mund ta vrasin as tradhtarët, as armiqtë e brendshëm e as armiqtë e jashtëm, sepse liria dhe ideali nuk vriten mbase  janë të pavdekshme.

Vetëm bashkimi  na shpëton

Prandaj, ka ardhur koha që sot, kur jemi më afër se kurrë  ribashkimit të vëllaut me vëllan dhe të motrës me motrën (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) të së njëjtës  NËNË SHQIPËRI ETNIKE, të futën në dhe intrigat, shpifjet, gënjeshtrat, ofendimet, spiunimet dhe  tradhtitë nga të gjitha “kuzhinat” dhe nga të gjitha “vorbullat e armiqve të brendshëm shqipfolës, që fshehurazi me aleatët dhe me “mentorët” e tyre serbo-sllavë  po luftojnë të nxisin urrejtjen, përçarjen, armiqësinë dhe vëllavrasjen mbi bazën fetare  të shqiptarëve  të Shqipërisë Etnike në Ballkan, me qëllim që t’i  rikthejnë skenat tragjike të përgjakura të luftërave civile  të Sirisë.

Ta evitohet lufta e imponuar e terroristëve dhe e islamofobëve paranoidë!

 Kjo luftë e ndyrë dhe e rrezikshme me pasoja të rënda të paparashikuara, duhet të parandalohet me çdo kusht dhe me të  gjitha mjetet juridike, ligjore, kushtetuese vendore dhe me ato ndërkombëtare. Ndryshe, kjo luftë vëllavrasëse, do të jetë  e pashmangshme  dhe tragjike për shqiptarët, si dhe për tërë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, sepse në thelb, strategjia e saj afatgjatë është ricopëtimi dhe shkatërrimi  në themel i qenies shqiptare në të gjitha territoret e Shqipërisë Etnike. Me një fjalë, kjo luftë antishqiptare ka  për qëllim  RUSIFIKIMIN e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE-rikthimin e shqiptarëve në zonën e influencës së sferës së interesit historik tradicional  të Rusisë dhe të aleatëve të saj sllavë në  Ballkan.

Një ndër mjetet operacionale të kësaj lufte speciale dhe subversive sa të hapur në masmedia antishqiptare, është faktori strategjik dhe politiko-propagandistik islamofob ruso- serbo-shqipfolës (kinse për “luftimin e terrorizmit islamik”, por në esencë kanë të njëjtin qëllim-djegien e shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE)   për të nxitur dhe provokuar konfliktin e armatosur mes shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë në tri faza: e para në Kosovë, e dyta në Maqedoni dhe e treta në Shqipëri, me qëllim që të rrumbullakësohet strategjia e plotë e sirianizimit të SHQIPËRISË ETNIKE, si rrjedhim i “detonatorëve të pashpërthyer” të grusht shtetit të dështuar në  Turqi, në korrik të vitit 2016.

Pra, të gjithë tok (popull, pedagogë, studentë, shtet, kishë, xhami dhe teqe) e kemi detyrë mbi detyra, që të rreshtohemi në të njëjtin “front” (së bashku me Amerikën dhe me NATO-n) të vetëmbrojtjes nga kurthet dhe nga  provokimet  e ndryshme propagandistike dhe nga aksionet subversive të terroristëve, të islamofobëve, të spiunëve dhe të tradhtarëve të aliazhuar me Aleancën ruso-serbo-sllave, që, tanimë ka krijuar bazat  e “superstrukturës” dhe  të “infrastrukturës” strategjike, taktike, politiko-propagandistike dhe ushtarake  në Ballkan  për t’i sulmuar dhe për t’i futur në konfliktin e armatosur shqiptarët, në mënyrë që vetë të kursejnë faktorin njeri dhe  arsenalin e armatimet luftarake.

Kjo është strategjia dhe taktika, tanimë e “lexuar” e kësaj Aleance, e cila ka prodhuar, financuar dhe trajnuar terroristët dhe  islamofobët që të ndezin konfliktin ndërfetar të shqiptarëve, e më pas, sikurse qindra herë në historinë e derisotme, të ndërhyjnë ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht  kinse për “shuarjen” e një konflikti të tillë, në  emër të ruajtjes së stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes së Ballkanit.

 “Shqiptar, mos rri, po duku shqiptar” (Çajupi)

 –Të mos lejojmë islamofobët, terroristët mercenarë, spiunët dhe tradhtarët (që për interesa mafioze dhe të luftës për pushtet)  të na PËRÇAJNË  dhe  të na fusin në GRINDJE  NDËRFETARE (që të vritemi vëllai me vëllanë), edhe pse ata kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe kanë bashkërenduar dhe intensifikuar format brutale të makinerisë së tyre propagandistike atakuese, duke na sharë, duke na baltosur, duke na shpifur, duke na denigruar, ashtu sikurse propaganda dhe politika obskurantiste serbomadhe antishqiptare (1878-2017), mirëpo, ne, duhet të qëndrojmë  ballëlart dhe të rezistojmë së bashku (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) kundër  kësaj kolere-amalgame hibride allasllave antishqiptare, ANTIAMERIKANE dhe ANTIEVROPIANE, ANTIHUMANE dhe ANTICIVILIZUESE, që me çdo kusht, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, po  lufton për të “VENDOSUR” për  fatin dhe për  ardhmërinë  e GJITHË KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Por, ne, nuk duhet të kapitullojmë para një lufte të tillë me përmbajte, me mjete dhe me  synime fashistoide dhe barbarike  antishqiptare, antiamerikane dhe antievropiane  perëndimore, sepse do të na gjykojë historia dhe do të na mallkojnë fëmijët tanë për jetë të jetëve, si dhe do të humbnim: Aleatin, Mikun dhe Shpëtimtarin tonë-Amerikën, NATO-n dhe Evropën Perëndimore.

Të mos verbohemi dhe të mos mashtrohemi kot i kotit, se islamofobët e instrumentalizuar (të rekrutuar, të financuar, të dresuar dhe të mbështetur nga agjenturat e ndryshme të armiqve  sllavë ballkanikë) nuk na e donë të mirën (siç thoshte BABAI YNË ISMAIL QEMALI), sepse nuk janë ata, që mbrojnë interesat vitale të përbashkësisë, të harmonisë dhe të paqes me vëllezërit tanë katolikë dhe ortodoksë, por janë fitili i nxitjes dhe i konfrontimit të tyre në një konflikt të armatosur, që përgjithmonë, do të asgjësonte  celulën e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj, në këtë pikëvështrim nuk duhet të lejojmë, që të biem në kurthin sllavo-bizantin të terroristëve, të mercenarëve dhe të islamofobëve-aleatë ruso-sllavë, por shteti, kisha, xhamia, teqeja, e gjithë inteligjencia intelektuale akademike shqiptare, si dhe mbarë POPULLI SHQIPTAR së bashku me AMERIKËN, ME NATO-n dhe me  të gjithë ALEATËT EVRO-PERËNDIMORË të AMERIKËS, duhet t’i izolojmë dhe  t’i neutralizojmë përgjithmonë nga  propaganda e tyre e ndyrë masmediale dhe nga aksionet kërcënuese dhe subversive për eliminim e  atyre shqiptarëve, që nuk hedhen në “vallet” e tyre kriminale ideologjike politike ANTISHQIPTARE, ANTIAMERIKANE DHE ANTIEVROPIANE PERËNDIMORE.

 Pa koordinimin, bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen përkatëse të Amerikës, elementet terroriste dhe  islamofobe, do ta përflakin Ballkanin

-Ata që shpifin, gënjejnë, mashtrojnë, kërcënojnë, shfrytëzojnë, terrorizojnë, nxisin konflikte mes popujve dhe vrasin njerëz civilë të pafajshëm kudo qoftë në botë, ata janë kriminelë dhe monstrumë. Ata nuk janë as me Zotin, as me Popullin, as me AMERIKËN, as me EVROPËN!

Prandaj, një soj i tillë monstrumësh, duhet të parandalohet edhe në Ballkan, edhe në të gjitha trevat e SHQIPËRISË ETNIKE. Mirëpo, deratizimin e tyre, tanimë, nuk mund ta bëjë  vetëm populli shqiptar (sepse është në vonesë më se 30-vjeçare) pa ndihmën konkrete ligjore dhe logjistike të AMERIKËS dhe të shteteve evropiane perëndimore (NATO dhe BE).

Myslimanët, katolikët dhe ortodoksët shqiptarë janë një trup monolit natyral, që kurrë nuk kanë duruar asnjë sundim të huaj, sepse janë vetëm shqiptarë!

Komuniteti mysliman shqiptar në Ballkan dhe në mbarë botën është i lidhur si “mishi me kockën” me komunitetin katolik dhe me komunitetin ortodoks shqiptar me qindra e mijëra vjet.

Këtë unitet  vëllazëror të këtyre tri feve, deri tani, nuk ka pasur forcë  njerëzore e as fatkeqësi elementare natyrore, që ta ketë prishur dhe asgjësuar, sepse, asnjëherë, gjatë shekujve të derisotëm, shqiptarëve nuk iu mungoi vetëdija, largpamësia dhe  besimi i tyre, se janë të NJË NËNE, të NJË GJAKU, të NJË KOMBI dhe të NJË ATDHEU me mite, me zakone, me tradita, me gjuhë, me histori, me kulturë dhe me flamur të SKËNDERBEUT dhe të ISMAIL QEMALIT.

Prandaj, motra dhe vëllezër: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, të vazhdojmë rrugën dhe historinë e shenjtë të bashkimit, të mirëkuptimit, të harmonisë, të nderit, të besës dhe të burrërisë, duke i besuar njëri-tjetrit, duke e përqafuar, duke e dashur, duke e respektuar, duke e nderuar, duke mbrojtur njëri-tjetrin dhe duke i njohur meritat njëri-tjetrit (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), sepse vetëm SHQIPTARË JEMI: GJUHË, GJAK, KULTURË, HISTORI, FLAMUR, ZAKON E TRADITË-NJË KOMB DHE NJË SHQIPËRI ETNIKE KEMI.

Eksponentët terroristë dhe islamofobë, janë  virusi i përbashkët, që kërcënojnë dhe infektojnë njësoj të tri fetë e KOMBIT SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE

Prandaj, të  jemi të vetëdijshëm, largpamës, të ndërgjegjshëm dhe të gjykojmë arsyeshëm, duke mos e sharë, njollosur, ofenduar, poshtëruar dhe diskriminuar njëri-tjetrin, sepse komuniteti mysliman shqiptar, nuk duhet të kërkojë kurrfarë mbrojtjeje nga ekstremistët dhe nga terroristët islamikë, as komuniteti katolik dhe ortodoks shqiptar, në asnjë formë, nuk duhet t’i përfillin, as t’i mbështesin dhe të kërkojnë ndihmë  nga islamofobët paranoidë, sepse qëllim i tyre është futja në zjarr e të gjithë shqiptarëve. Këtë karrem nuk do të duhej ta hanin as myslimanët, as katolikët e as ortodoksët, por, duhet të rezistojmë së bashku si një trup i vetëm, ashtu sikurse RILINDËSIT dhe ETËRIT tanë për ta përballuar çdo të keqe dhe rrezik, që i kanoset KOMBIT SHQIPTAR dhe SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është e drejta dhe detyra jonë e përbashkët, që në asnjë formë nuk duhet të degjenerojë, sepse do të përfitonin të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve. –Mos e dasht Zoti, që vëllezërit myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, t’i prekte  “e mira” e islamofobëve, e katolikofobëve dhe e ortodoksofobëve mbase të gjithë do të digjeshim dhe  shkrumboheshim në të njëjtin zjarr të tyre.

Pra, të tregohemi vigjilentë dhe të guximshëm, që bashkërisht (INTELEGJENCIA, SHTETI, KISHA, XHAMIA DHE TEQJA), të jenë në ballë të gjithë popullit për ta ruajtur dhe mbrojtur me çdo kusht interesin e përbashkët dhe unitetin  e pathyer mbarëshqiptar,  sikurse këtu e shumëshekuj më parë të historisë  sonë të lavdishme të derisotme, si shembull  ekzemplar pozitiv i bashkëjetesës në harmoni dhe në paqe në mbarë botën.

Pra, motra, vëllezër dhe etër shqiptarë brenda dhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE, mos  pranoni luftën speciale subversive të islamofobëve, të cilët, që më  se tri dekada mbrojnë interesat ruso-serbo-sllave dhe mafioze, me synim të fundmë-RUSIFIKIMIN e SHQIPËRISË  ETNIKE.

 -Motra dhe vëllezër (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) të jemi të bashkuar me besa-besë si gjithmonë deri tash, ta duam njëri-tjetrin, ta respektojmë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin si në hidhërime, ashtu edhe në gëzime, sepse vetëm kështu mund ta mbrojmë njëri-tjetrin nga çdo armik qoftë i brendshëm apo i jashtëm, qoftë i madh apo i vogël.

 -Bashkërisht, pa u frikësuar prej askujt, ta luftojmë terrorizmin dhe çdo të keqe që po e kërcënon kombin dhe atdheun shqiptar. Kjo është detyra parësore e të gjithë kombit shqiptar në Ballkan dhe në diasporë, se me terrorizëm dhe me banditizma dhe me primitivizma të tjera çnjerëzore ataviste, nuk mund të arrihet kurrfarë shkalle e lartë e kulturës, e përparimit, e lulëzimit dhe e qytetërimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

 -“Kryefjala jonë është, SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”, të cilën  e shpëton vetëm ribashkimi  ynë gjithëkombëtar, jo grindja, jo përçarja, jo shpifja, jo tradhtia, jo konflikti, jo krimet dhe vrasjet mes njëri-tjetrit për hesape të pushtuesve të huaj dhe të hyzmeqarëve besnikë të tyre. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...