Published On: 17 Korrik, 2017

Nuk flasin nga Presidenca për seancën konstituive të Kuvendit, s’kanë haber!

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj tha se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konstituive.

Ai tha për Gazeta Blic se ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive.

“Kurdo që të merret vendimi, do t’ju njoftojmë”, tha Arifaj.

Ndërsa gjatë ditës Blic ka raportuar se do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të duhej të caktohej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, por ajo nuk u mbajt fare.

Arsye mësohet të ketë qenë pasiguria e PAN-it sa i përket numrave.

Burime të Gazetës Blic kanë thënë se anëtarët e Kryesisë së vjetër të Kuvendit ishin paralajmëruar për seancë nga ora 11, por që ajo nuk u mbajt.

E në anën tjetër “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti i cili i quajti spekulime mediatike lajme se sot do  të mbahej mbledhje e Kryesisë së Kuvendit.

“Për mua ka qenë spekulim mediatik unë nuk kam pasur asnjë informacion për mbledhjen, nuk ka pasur asnjë seancë të planifikuar as thirrje për mbledhje”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, ndërsa çertifikimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve u bë më 8 korrik.

Edhe pse më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e reja, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Koalicioni PAN pretendon se i ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, ndonëse në zgjedhje arritën të fitojnë vetëm 39 deputetë, kurse duhen 61 vota për formimin e qeverisë./Gazetablic.com/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...