Published On: 22 Prill, 2017

N’plisin tim po t’baj be, se Atdheu nuk do t’falet e s’do të shitet-as Çakorri s’do t’lëvizë”!

Çun Lajqi
Çfarë fati në Açarevën e çerdhës së UÇK-së. I veshur me pallton e dëshmorit Ismet Rrahmanit po recitoja para Cymës, nanës se tij, dhe me plot emocion i thirra babës së deshmorit, Hamit Rrahmanit- Moshit: Hape derën i thashë, se yt bir kurrë nuk vdes. N’Açarevë asht ba bajrak! Por edhe Ai heshti, siç heshti Ismeti. Ata ishin n’amshim si qinda dëshmorë tjerë.
S’deshta me prishë bukurinë e Kullës që po inagurohej, por kur e pashë Isa Mustafën, dola prej palltos së Ismetit e thashë: Unë po kthehna nanë n’gropën time, por n’plisin tim po t’baj be, se Atdheu nuk do t’falet e s’do të shitet- as Çakorri s’do t’lëvizë”. Isa nga sikleti e luhati kryet sikur t’i shkundte mizat nga qelet, e Ismet Beqiri me Bajram Gecin e shikuen sikur deshtën ti thonë: le more mos u mërzit ti se çka thotë ky budallë, se ajo punë ka marr fund. Por populli i Açarevës më puthi në të dy faqët. Kjo ishte fitorja ime e vogël në Açarevën e trimave të mëdhenjë!!!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...