Published On: 16 Korrik, 2017

N’pikat e gjakut tand po i vë gishtat e shpresës s’brisht

Çun Lajçi

I dyzuem hijesh

Po iki Moisi,
me vete po e marr
vetëm lutjen tande t’fundit:
fali Zot t’mjerët që s’dinë ç’bajnë!
Por, kryqin jo,
ngozhdat e tij po e nguli shpresën
për ditën e mirë që mbase do vi nesër,
n’pikat e gjakut tand po i ve gishtat e saj t’brisht
ti keshë gjurmët që ta mallkosh
nëse përsëriten mëkatet.
Po iki Moisi,
i dyzuem hijesh ashtu siç erdha,
dhe pak i thyem
që s’dijta m’u lut n’gjuhën tande!


Tel Aviv
16.7.2017

Image may contain: 2 people, people sitting and people standing

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...