Published On: 31 Tetor, 2016

N’LËKURË T’QËNGJAVE, UJQË TË TËRBUAR

Dila Gecaj

N’LËKURË T’QËNGJAVE, UJQË TË TËRBUAR

N’këtë botë, në shkatrrim e sipër, është misteri,
Nga çudirat më të mëdhaja, ushqimi i shpirtit të zi.
Shpirtërat e zes, i kanë njerëzit më të degjeneruar,
Të cilët, si lugetnit, tërë natën rrijnë zgjuar,
Bëjnë plane, njerëzit e pa fajshëm për ti lënduar.
Shpirtëzezët janë njerëzit më të pafytyrë,
Ata bëjnë cmosin, dhe në çdo mënyrë,
Për ti poshtërsuar, njerëzit më të mirë!

Njerëzit shpirtëzes, gjakun e kanë të helmosur,
N’fytyrë janë t’shëmtuar, nga truri janë t’sakatosur,
Shumë njerëz të mirë, t’shkretit e kan parë ferrin,
Kur shpirtëzezët mbi ta, e kanë derdhur helmin.
Sa më vjen keq, për njerëzit shpirtëzes,
Se nuk mund të gjejnë paqe, në këtë jetë,
Rrojnë duke sharë, gënjyer dhe mashtruar,
Nuk kanë asnjë mundësi tjetër, për tu lumturuar!

N’trojet tona, kemi shumë shqipfolësa, shpirtëzesë,
Neve na shajnë, por turq dhe arab i quajnë vëllezër,
Kombin tonë, flamurin dhe historinë na e kanë mohuar,
Në lëkurën e qengjave, ujqë t’egjër të tërbuar,
Po ju ikën jeta duke bërë cdo përpjekje,
Për të mbjedhur n’mes nesh, përqarje dhe urrejtje!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...