Published On: 27 Maj, 2017

Njihuni me deputetin e ri të Kuvendit, një analfabet që nuk di të shkruajë shqip

Klevis Balliu është kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, por me sa duket, djaloshi i ri ka një mal me probleme dhe gjëra për të mësuar deri sa të bëhet një profesionist në politikë.

Në një reagim të bërë nga ai mund të dallohen lehtësisht gabimet drejtshkrimore, përfshirë ato ortografike dhe sintaksore.

“Në mendimin tim mendoj”… shkruan djali i botuesit Fahri Balliu. Për më tepër, “Shqipëri” e shkruan me “sh” dhe “Pogradec” me shkronjë të vogël.

Klevisi është i pesti në listën e Korçës dhe mund të thuhet se kemi të bëjmë me një pozicion të sigurt, i cili do të jetë pas 25 qershorit në grupin Parlamentar të PD-së.

Klevis Balliu është edhe këshilltari i Bujar Nishanit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...