Published On: 10 Janar, 2017

Njeriu që qesh

 

Nga Blerta Haxhiaj

Natyra sikurse mendja nuk e duron zbrazëtirën, ajo e mbush atë me dashuri ndërsa mendja shpeshherë përdore si qëllim urrejtjen sepse urrejtja i jep ushqim. Njerëzit urrejnë, një lloj urrejtje që gjen kënaqësi në vetën e saj, se ariu që rron duke lëpirë putrën e saj. Edhe pse është e hidhur ajo na paraqitet si një ëmbëlsirë sepse kërkohet që të bjerë mbi diçka të përcaktuar. Ndërgjegjja e një njeriu që është i mbushur me urrejtje është një gufë e errët. Mirëpo, Natyra asnjëherë nuk krijon në forma gjeometrike të pastra, kjo parqet torturë për atë që krijon dhe torturë për atë që punon. Gjithçka që duket madhështore dhe hyjnore si e tillë, bile edhe e keqja është sepse na e pranojmë si të tillë. Mos kemi të bëjmë me një Guinplen të Hygoit që gjithmonë na paraqitet si dikush që qesh. Ajo që krijon nga vetja është madhështore por mizorisht madhështore. Ja për shembull – Filozofi është spiun! “Ne ‘evropianët e mirë’, edhe kemi orë kur i lejojmë vetës një atdhetarizëm të përzemërt, një rrëshqitje dhe një rënie përsëri në dashurinë dhe ankthet e lashta, dhe unë sapo kam dhënë një provë për këtë gjë; Orë shqetësimesh kombëtare, ankthesh atdhetare dhe çdo lloj rikthimesh të tjera të lashta të ndjenjave …” – europeizmi i mirë jep si dëshmi këtë patriotizëm atavik. Filozofi si spiun kërkon që përmes spiunllëkut të tij të endet në vorbullëm e ‘të dish apo të kesh’. Qytetërimi është një dej dallues i tyre që nuk mjafton përkufizimi me formulë politike, një proces fiziologjik që synon në barazinë e të gjithë europianeve. Të gjithë nën një diell jemi të barabartë, atëherë çfarë na ndalon që të themi ‘të gjithë në një diell jemi europian të barabartë’. Rrafshimi shpirtëror i një populli ka një dëmshpërblim dhe ai dëmshpërblim është thellimi të një tjetër. Ne nuk jemi as francez gjerman, italian, rumune, belg, zvicerian, bullgar, greke, maqedonas, turk, etj por kemi marrëdhënie pozitive dhe negative me ta sepse na shërbejnë të ngrihemi lart në qytetërimin modern … prapëseprapë gjithmonë në semafor me të kuq do kalojmë dhe dënimit do ti shpëtojmë  – korrupsioni është një takse legjitime që delegjitimohet dhe ilegalizohet. Korrupsioni është në forcimin e ndjenjave më të thella të njeriut, ajo është sikurse pika e cila nuk ka dimension dhe ka dimension sepse (dy pika formojnë një drejtëz, ndërsa shtohet një pike tjetër formohet hapësire) korrupsioni sa është këtu është edhe atje. E natyrshmja e korrupsionit ose ndryshe ryshfeti është merr dhe jep që gjihmonë rrotullohet e rrotullohet e prap rrotullohet. Kur korrupsioni është edhe në sakrilegjet më të shenjta nuk e prish natyroren dhe hyjnoren e saj mirëpo natyra njerëzore nuk e duron sakrilegjin sepse i bën ata fatkeqë dhe do te ngrihen që të marrin hak. Ndaj kujt? Vetvetes? Sepse njeriu vetë krijon dhe vetë shkatërron, liria, mendja e lire dhe shkenca do ti bëjnë të përballohen me çdo lloj çudirash saqë edhe të vrasin njëri tjetrin, ‘dixi’ – atëherë kur inkuizitori i madh nuk beson të Zoti dhe e fsheh ketë sepse rrezikon jetën e tij ai paraqet aktin e korrupsionit sepse duhet të shpëtojë jetën e tij. Njeriu që qesh përtej së mirës dhe së keqes shndërrohet në një inkuizitor të madh për shkak sepse duhet të shndërrohet në bariun e popullit dhe ketë e realizon me veprim sepse në fillim ishte veprimi pastaj fjala ….

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...