Published On: 10 Gusht, 2017

Njeriu që e njeh më së miri Pacollin, thotë se ai nuk shkon me Kadrinë

  • Kryetarja e partisë Alternativa – pjesë e koalicionit të lidhur para zgjedhjeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Aleancën Kosova e Re – Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur skepticizmin e saj për një afrim të Behgjet Pacollit me Partinë Demokratike të Kosovës…

Kusari-Lila, ish-nënkryetare e AKR’së së Pacollit, që ishte ndarë me të për shkak se nuk i kishte besuar në drejtimin e partisë, tash kur janë bashkë në një koalicion ka thënë se e njeh mirë Pacollin dhe se ai nuk do të bënte lëvizje në drejtim të PDK’së.

“Unë nuk e mendoj se zoti Pacolli decidivisht ka thënë se do t’i bashkohet PAN’it por ka thënë se do të bëjnë lëvizje tjera. A do të jenë këto në kuadër të partisë tjetër, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, apo do të jetë në pozicione tjera, nuk ka qenë e qartë”, ka thënë Kusari-Lila për televizionin publik.

Sipas saj, Pacolli më përpara do të shkonte me Vetëvendosjen, sesa me PDK’në.

“Absolutisht mendoj që koalicioni si është tani, me tri parti, mendoj se zoti Pacolli nuk do të jetë pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA”, ka thënë kryetarja e partisë Alternativa.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...