Published On: 2 Nëntor, 2016

“Njeriu Njëdimensional”- QYTETERIMI JONË

QYTETERIMI JONE – Shoqeria Njedimensionale-Herbert Marcuse (pjesa II)

Mr.Sc Blerta Haxhiaj

Me këto fjale Marcuse fillon njërën prej veprave më të rëndësishme të tij “Njeriu Njëdimensional”, me cfarë nomenklature do ta quanim racionale shtypjen e individualitetit, sa e arsyeshme do të konsiderohej një fakt i tillë domosdoshmërisht i kërkuar në shoqërinë njëdimensionale. Të drejtat dhe lirite që ishin faktor jetike në periudhat e hershme të shoqerise industriale po gjunjëzohen nivelit më të lartë te kësaj shoqerie ku po humbasin sensin e tyre tradicional. Me institucionalizimin e këtyre të drejtave dhe lirive ato gradualisht me premisat arrijnë në një sipërmarrje duke humbur funksionalizimin e tyre bazikë. Arritja institucionale si subjekt i lire ekonomik shikohet si një burgim i  lirë por me orar të caktuar për të dale jashtë për të marrë pak ajer të freskët. “Aparati prodhues“ zanafilla e teknologjise, mjeteve teknike dhe elektroteknike  zbraz plotësimin e nevojave jetësore për të rimbushur atë me ide të reja progresive, zhvillon mundësitë e centralitetit ku kërkohet racionalizimi teknologjik, mundësitë që na paraqesin centralizimi me përhapjen e valëve centrike racionale. Transmetimi verbal i Marcuses na paraqet totalitarizmin e shoqërise industriale sepse vija lineare terroriste politike e shoqërise gjithashtu edhe vija lineare joterroriste ekonomike është e njëjtë. Nuk zhvillojmë një proçest biologjik mental dhe fizik nën trysninë e armeve të quhet shtet totalitar por totalitarizmi ekonomik paqesor është me i vështirë që të përballohet sepse relativizmi aktiv ekonomik është infinit. “Fakti i pashpirte që fuqia fizike e makines e kapërcen atë të individeve dhe të çdo grupi të posaçem të individeve, e bën makinen, instrumentin me efektiv në çdo shoqeri “Liria e re që hap dyert përmes aparatit teknik mobilizon shoqërinë si tërësi ku bota e punës mekanizohet dhe behet bazamenti potencial për këtë. Format tradicionale të venitura nga masat mekanike shfaqin ofshamat e fundit për vizualitetin e tyre në botën teknologjike, aksiologjia tradicionale mbetet për të kujtuar se vet vizualiteti i tyre mekanizimi dhe multiplikimi i formave tradicionale jo që do të mbeten vetem si veprimtari multiplikuese por do të artificializohen në sensin original. Shoqëria industriale ofron lirite ekonomike dhe politike por në mënyre analoge sjell skllaverimin e po asaj lirie. Aftesite e reja për zhvillim e shoqerise jep domosdoshmërine e mënyrave të reja të realizimit. Bihevioristi Erich From në vepren e tij “Arratisje nga Liria “ lirinë e vitalizon si jo lira për… ; por liria nga…; Marcuse shpreh se sa më racional, produktiv, teknik dhe total bëhet administrimi represiv i shoqërisë, aq më të paimagjinueshme janë mjetet dhe mënyrat me anë të cilave individet e administruar do të thyenin skllaverinë e tyre dhe do të menaxhoni lirinë e tyre. Por çdo çlirim – vazhdon autori – varet nga vetedija e skllaverisë … Tipar tjetër kontrollues i shoqërisë industriale është asfiksimi i atyre nevojave që kërkojnë çlirim – çlirim po ashtu edhe nga ajo që mund të durohet. “Kontrollet sociale nxjerrin këtu me pahir nevojën e papërmbajtur për prodhimin dhe konsumin e gjërave të kota“– “Qytetërimi është mbi të gjitha përparimi i punës, domethënë i punës për të siguruar dhe rritur nevojat e jetës … Meqë qytetërimi në radhe të pare është vepër e Erosit, i bie që ai të jetë vjedhës i libidos. Kultura ‘i vjedh seksualitetit një pjesë të mirë të energjisë psiqike, për të cilën ka shumë nevojë.” Njerezit identifikohen tek mallrat e tyre, aty gjejnë shpirtin e tyre në makinat; tek radioja e tyre; te rrobat e bukura; pajisjet e kuzhines; Kontrolli social është i betonizuar me domosdoshmërite e reja të produkteve të konsumimit. Mimesis përsëritja jo e lire e një dukurie, identifikimi i individit me produktet e konsumimit, në dimensionin teknologji njerezit modelojne jeten e tyre dhe kështu pranojnë ligjet e shoqërisë së tyre po të asaj shoqerie industriale të krijuar po nga vete njerezit. Tjersimi ofron realitetin kontemporal ose duhet të japësh ose duhet të shesësh. Tjetersimi i objektivizuar gëlltit subjektin i cili me subjektivizimin e huaj ofron vetëdije të rrëme, një falsitet kënaqësor me produktet e konsumimit. Subjekti njedimensional jep edhe mendimin njëdimesional e cila pason deri tek sjellja njëdimensionale, ku duhet tu përmbahemi rregullave, rendit, përpikshmerise të aparatit prodhues, por sado që na ngërthen prapa vetes si aparat prodhues me subjektivizimin të transformuar në objektiv akoma na jep sundimin jolinear në sistemin njëdimensional. “Gjuha shumëdimensionale, në të cilën nuk depërtojnë me dometheniet e ndryshme dhe kundërshtuese, por hiqen menjanë; i mbyllet goja dhe e bëjnë të heshtë dimensionin shpërthyes historik të domethënies” Përmes realitetit teknik i cili vetevetiu ofron forma të reja të kontrollit ekonomiko-politik, që na skllaveron si të tillë as që mendojme të heqim dore nga ky realitet. E dhënë me mijera shembuj me laramani të llojllojshme, përveç faktit që na gjunjëzon edhe na urdhëron jemi të gatshem të propagandojmë furishëm për të. Marcuse në “ Njeriu Njedimensional” në pjesën e parë te librit “ – Format e reja te kontrollit-“ bindshëm na paraqet së tashmë format e reja të kontrollit janë ato në sistemin ekonomiko – politik dhe jo ato ushtarako-politik. Duke u transformuar në mall per tu shitur, shesim edhe personalitetin por akoma nuk japim individualitetin. Realiteti i punes që mbizoteron përceptohet si një makine, dhe mekanizmat bëhen baza potenciale për një liri të re, vartesia jetike që ofrojne mallrat e konsumit jep kontrollimin e pashmangshëm sepse varemi po nga këto mallra. Autori arsyen teorike dhe praktike e jep me shndërrimin përmes progresit teknik, automatizmi artificial mposht ato liritë natyrore dhe liria që ofron permes instumentit të fuqishem të aparatit prodhues mundëson progresin subjektiv po të artificializuar te individit. Me pamundësine e të jetuarit me produktet e tregut miratimi kolektiv, pajtueshmëria  kolektive,  tek muzika, arti, piktura, kinematografia është një “Grand Store” kapitaliste ku format e reja të kontrollit nuk reshtin së punuari asnjë minute, marrim kënaqesitë individuale dhe kolektive kundrejt çmimit psikofizik njerezor. Atrofizmi teknik që në siperfaqe mundëson perfeksionimin jep lirine nga… sistemi me format e reja të kontrollimit

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...