Published On: 14 Qershor, 2017

Njerëzit po “digjen për së gjalli” në Londër (Foto/Video)

Tridhjetë persona janë dërguar në spital pas një zjarri të madh në Kullën Grenfell, që po trondit kryeqytetin britanik.

Duke folur në “BBC Radio”, Daniel, një dëshmitari okular rrëfeu tmerrin që po përjetojnë banorët e bllokuar në kullën 24-katëshe.

“Ata ishin të bllokuar, nuk mund të zbrisnin në katin e poshtëm, sidomos ata katin më lart … njerëzit po digjen për së gjalli.”

“E kam parë atë me sytë e mi… kam parë njerëz që janë hedhur nga ndërtesa”, tha ai i tronditur.

Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.

Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve Dan Daly tha se “zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. Ky është incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”

Policia tha se një numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.

Sipas Radio BBC Londër, zjarrfikësit e kanë humbur betejën kundër zjarrit.

Një prezantues i BBC-së që jetonte në ndërtesë, George Clarke, tha se ai ishte duke u mbuluar nga hiri ndërkohë që i ikte zjarrit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...