Published On: 23 Nëntor, 2016

“Njëherë u tha se vetëm Astriti kishte mbetur në qeli, tash po del se kishte edhe të tjerë që mbetën në qeli”

Ndaj publikimit të raportit të Inspektoratit të Burgjeve, ku konstatohet se Dehari është vetëlënduar, ka reaguar publicistja Flaka Surroi.

Ajo në një shënim në Facebook ngriti dyshime ndaj besueshmërisë së këtij raporti.

Shënimi i plotë i saj:

Kur u shpjeguan për herë të parë detajet e rastit të Astritit, u tha se vetëm ai kishte mbetur të pushonte në dhomë dhe nuk kishte dalë në shëtitje.
Tash po del se paska pasë edhe të burgosur tjerë që nuk kanë dalë, e këtë tek tash po e marrim vesh prej inspektoratit të MD-së, që konkludon se Astriti është vetëlënduar. Nuk e di se si e di Inspektorati a është vetëlënduar apo jo kur nuk bazohet në asnjë provë, sepse nuk citon asgjë. Për më tepër nuk e kuptoj se si po i njëjti inspektorat kalon shkarazi nëpër detaje si p.sh. zhiletat e infiltruar në qelinë e Astritit, ani që janë të ndaluara…
A i besohet një raporti të këtillë, që ka marrë gati dy javë të shkruhet?

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...