Published On: 4 Nëntor, 2016

Një vajzë ka humbur jetën nga tymi, motra po mjekohet intensivisht

Një vajzë njëzet e njëvjeçare ka humbur jetën, ndërsa motra e saj më e madhe (22) po mjekohet në klinikat e Shkupit, pasi që janë helmuar me monoksid karboni në hapësirën në të cilën kanë fjetur në fshatin e Rekës së poshtme, Skudrinje.

Sipas informatave fillestare të policisë, ngjarja është paraqitur dje, pasi ekipi i krimeve i policisë ka dalë në terren dhe ka kryer ekspertizën.

Dy motrat, kanë fjetur në hapësirën ndihmëse të shtëpisë familjare, e cila është ngrohur me stufë me dru. Për prindërit ka qenë e dyshimtë që vajzat nuk ishin zgjuar ende dhe kanë hyrë në hapësirën, por ato kanë qenë pa vetëdije. Shumë shpejt u është ofruar ndihma në shtëpinë e shëndetit në Rostushë, e prej atje janë dërguar në Gostivar, por rrugës, vajza më e vogël, E.M. ka humbur jetën. Jetën e R.M. mjekët kanë arritur ta shpëtojnë.

Si ka ardhur deri te helmimi dhe cilat janë shkaqet e ngjarjes tragjike, do të konstatohet me hetimin të cilin e zhvillon prokurori publik nga prokuroria e Gostivarit.

Nga shkaqe ende të panjohura ka ardhur deri te helmimi me gaz helmues, sipas të gjitha gjasave monoksid karbon.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...