Published On: 24 Prill, 2017

“Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat” i Mina Çaushit

Libri i ri me poezi të zgjedhura “Një udhëtim, në

fluturim me ndjenjat” i Mina Çaushit, përbën një risi

në jetën e saj krijuese pas 12 botimeve në poezi dhe

tregime të mëparshme. Mina nga vit në vit, si një

bletë punëtore, sjell poezi të reja, ndjeshmëri të reja, nivele të

reja por dhe cilësi që njeh kurbë ngritje.

Ky vëllim poetik, me poezi të zgjedhura, ku ka dhe poezi të

pabotuara, përbën një kërkesë të re ndaj vetes të Minas, e cila,

me një akumulim jetësor të madh, me një sërë leximesh letrare

cilësore, ka bërë një vetërregullim të poezive, për ti sjellë ato

më në kohë, më afër njeriut, më afër asaj që kërkon kritika e

sotme e poezisë.

Pas një hulumtimi dy vjeçar, ajo përzgjodhi mbi 100 poezi

që asaj i kanë lënë mbresa të veçanta, për të sjellë këtë libër,

me një fytyrë të re, me një pasqyrim jetësor më të ndjerë, me

një nivel artistik më të lartë.

Poezia e Minas, nuk është poezi butaforeske, poezi e errët,

e vendeve të mbyllura. Jo! Poezia e saj kërkon hapësirë, dritë,

ndriçim, diell, kontakt me njerëzit, shkundje ndjenjash, atmosferë,

shikim në sy. Jo më kot dhe titulli i këtij vëllimi është

krejt i veçantë, shumë romantik por dhe sugjesticionues. Një

udhëtim, kështu është jeta. Një udhëtim nga një cep të botës në

një cep tjetër. Jetës i dihet stacioni fillimit të saj, por kurrë ai i

largimit në përjetësi.

Në këtë udhëtim, ajo që e bën më të bukur jetën janë ndjenjat,

janë ato të cilat e bëjnë atë të bukur, shprehëse, domethënëse,

të prekshme, joshëse, përkundëse të dëshirave. Pa ndjenjat jeta

do të ishte një mekanizëm çfarëdo, që s’do të ndryshonte fytyrë,

as ngjyrë nga prekja, nga fjala, nga dashuria, nga koha,

nga realiteti.

Tek ky mekanizëm i pashpirt jeta do të ishte një qëndrim në

vendnumëro, pa asnjë vlerë dhe përmasë. Sipas poetes, janë

ndjenjat ato që e fisnikërojnë njeriun, që e bëjnë jetësor, ndërsa

fluturimi i tyre i bën ato si yje, kometa, ylber shumëngjyrësh,

për të shijuar hapësirat e pamasa të botës, ku ndjenja s’njeh

kufizime.

Krahët e diellit

Kur doli Dielli u zgjova,

Kur më puthi u ngroha

Kur më mbuloi diçka kujtova.

Kur buzëqeshi e përqafova.

Tek kjo poezi, poetja e vë veten në raportet me diellin, me

dritën e dritës së jetës, me planetin më të bukur, më jetëdhënës,

më frymëzues. Vetë ky planet është burimi i frymëzimit të poetëve,

por dhe më i dashuri për çdo njeri në glob.

Dielli është ngrohtësi, është energji, burim jete, frymëzim

por siç thotë dhe poetja është dhe buzëqeshje. Është ai që e

zgjon, e ngroh, e mbulon me jorgan natyror, e përqafon dhe i

buzëqesh. Jo më kot autorja më poshtë vjen me një poezi tjetër

që ka lidhje po me diellin:

Pranvera

Theu xhamat dimri mbi tokë,

Shkriu sheqerin, dalëngadalë.

Sythet ndër pemë mbushën, natyrën.

Për botën reale, na kish marrë mall’.

Pranvera, stina më e bukur, stina e ndriçimit, ku “sythet ndër

pemë mbushin, natyrën, për botën reale, na kish marrë malli”.

Pranvera, stina ku poetët ngjyejnë penën, frymëzimi njeh kurbën

maksimale të cilësisë. Ajo e dashuron këtë stinë, e quan

stinë të saj, stinën e çlirimit shpirtëror. Në tërë këto poezi unë

do të veçoja poezinë:

Bota reale

Dikush më tha: -Ti je e çmendur,

I thua botës të përqafoj,

Por unë e qeshur nëpër ëndërr,

E lumturuar fluturoj.

Nuk ka botë tjetër më besoni,

Bota reale, është këtu,

Kur flas e qesh e më dëgjoni,

Bota reale jeni ju…!

Tek kjo poezi, Mina del mbi vetveten. Ajo nuk mban asnjë

sekret. Tregon një shpirt fëminor. Ajo shfaqet siç është me të

gjitha cilësitë dhe veset, tregohet pa trukime, tejet e dlirë, ku

këtë botë e quan botë e ëndrrës…

Shumë herë njeriu i shmanget të vërtetës, të qenit i sinqertë,

të qenit real. Njeriu ndonjëherë vesh dhe një vel tjetër, vel

gëzimi të shtirë, ndaj dhe poetja thotë: “Dikush më tha: -Ti

je e çmendur”. “Me të drejtë”. Sot çiltërsia, sinqeriteti, quhet

jashtëkohore, quhet budallallëk. Por asaj si vjen keq, nuk do ti

mbyll gojët e liga. Ajo do të flasë me zërin e arsyes, me zërin e

shpirtit, me zërin e ndjenjës. Poetes, nata me vegime ëndrrash i

mbush sytë me lot. Ajo edhe kur grindet kthehet e lumtur, jo të

marrë hak, thjesht dashuria njerëzore e bën të kërkojë gëzim,

vjen të kthejë çdo gjë që ka marrë, nga arkivi i ndjenjës së ëmbël.

Ajo i dëshiron njerëzit të gëzuar.

Çdo vit për të jep sinjale të reja mirësie, është një vit më i

bukur, me më shumë dashuri e lumturi. Në vargjet e saj duket

sikur përcjell një mesazh në formë mburoje ndaj ligësive, ku

për çdo njeri kërkon të afrohet dita e artë, ku të përqafohen me

sinqeritet njerëzor të gjithë, anë e mbanë globit.

Poetja në poezitë e saj, aty skuqet, pëshpërit, zgjohet me ëndrrën

e bukur të një fëmije të lumtur, me besimin e një femre të

sinqertë. Ajo dashurinë e përcjell si një puthje të pa marrë dhe

të pathënë. Ajo nuk do që dashuria të godasë fort për të rënë

në ujërat e kripura, në detin plot mistere alfabetike. Dashuria

është një mbrëmje e ngrohtë me mendjen tek krahët e lumturisë.

Ky libër veçohet për gjerësinë e tematikës, për thellësinë

e vargut, cilësinë e fjalës, për sinqeritetin e ndjenjës, për fisnikërinë

e mendimit, për mesazhin e lartë njerëzor:

Duajeni njerinë. Poetja diku është mike, diku motër, diku

nënë, diku mësuese, diku punëtore, diku në fluturim, diku në

një shtet tjetër, por gjithmonë me dashurinë njerëzore në gji.

Në këtë vëllim me poezi të zgjedhura ajo është tërësisht e lexueshme,

pa ankth ndijimi apo dashurie.

Përtej këtij vëllimi ajo i ngjan një mëngjesi ku vetëm ëndrra

zgjohet me dëshirën e pamundësisë që vlon brenda saj,

ku si një meteor po niset drejt së vërtetës njerëzore. Edhe në

të ftohtë, brenda saj ndizet i pambritshmi zjarr, për të përçuar

fjalën e dashurisë njerëzore si mision i saj jetësor. Ajo e ka

pikturuar në ajër mesazhin e saj që të bëhet i përbotshëm si një

dritë intime. Je, mantel i mungesës time fluturore, shall rreth

qafës së erës që fytyrën time ka, duket sikur i thotë botës. Kjo

tufë me poezi është një lëndinë me luledele, ku poetja shfleton

petalet për të gjetur zjarrin e zemrës, që si kometë, të përhap në

pafundësi dëshirën e madhe të të qenit njeri. Udhëtimi i saj me

vëllimin poetik “Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat”, nuk

do të ndalë deri në përmbushjen e misionit më të lartë njerëzor.

Albert Zholi

(Shkrimtar – publicist)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...