Published On: 24 Prill, 2017

Një truk fantastik kundër pagjumësisë (Video)

Mjaft me provokime dhe retorikë destabilizuese’ është ky reagimi i Pentagonit një ditë pasi Koreja e Veriut u shpreh se do të shkatërronte luftanijen amerikane Carl Vinson dhe se do të zhdukte SHBA nga faqja e dheut.

“Peniani është një kërcënim i madh për SHBA ajo duhet të respektojë detyrimet dhe të marrë pjesë në negociata. I kërkojmë Koresë që të largohet nga aksionet provokuese dhe retorika destabilizuese’ u shpreh zëdhënësi i Pentagonit duke shtuar se programi bërthamor  korean përfaqëson një kërcënim për sigurinë e SHBA.

SHBA ka dërguar në gadishullin Korean luftanijen e saj Carl Vinson e cila do të bashkëpunojë me me marinën japoneze për të siguruar stabilitetin në rajon, një veprim i cili nuk është mirëpritur nga Koreja e Veriut.

Nga ana tjetër Kina e cila ka bërë thirrje për ulje të toneve po merr masa në rast të shpërthimit të një konflikti, edhe Rusia nga ana tjetër ka dërguar forca në kufirin me Korenë e Veriut.

Të gjithë kanë frikën se Peniani nga momenti në moment mund të ndërmarrë një tjetër test bërthamor, cështje e cila ka përshkallëzuar raportet mes regjimit të Kim Jong un dhe SHBA e mbështetur nga aleatët

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...