Published On: 28 Gusht, 2017

Një tjetër zyrtar i VV-së thur lavde për kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit (Foto)

  • Një javë pas reagimit pozitiv të zyrtarit të VV-së, Avni Zogiani, për kandidaturën e Shaqir Totaj për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, një tjetër zyrtar i VV ka thënë fjalë të mira për Totajn.

Bëhet fjalë për ish-kandidatin për deputet të VV, nga Prizreni, Kujtim Shala, i cili kështu është shprehur për Totajn në një postim në Facebook ditë më parë.

“Shaqir Totaj, një emër i ri në politikë por jo edhe për mua sepse Shaqën e njoh gjatë, eskpert i financave, sportiest dhe pastaj aktivist sportive. Ai e ka mendimin e pavarur  sepse është me integritet moral dhe i pavarur në të gjitha aspektet. Është një njeri I cili e tejkalon strukturën politike e cila e ka nominuar në nivel local në cdo aspect” ka shkruar Shala.

Ish kandidati i VV për deputet në këtë komunë, po ashtu fjalë miradije ka shkruar edhe për kolegun e tij nga VV, Mytaher Haskuka dhe kandidatin e LDK-së, Hatim Baxhaku.

Shaqir Totaj, për herë të parë i hynë një gare politike ndërsa për shumë vite ka udhëhequr ATK-në në Prizren, është shkolluar në Amerikë dhe është Kryetar i klubit të basketbollit Bashkimi që prej viti 2011.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...