Lajme Lajmi Levizes

Një tjetër zjarr tronditë Londrën (Foto)

  • Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me flakët që përfshinë tregun “Camden Lock Market”, në veri të kryeqytetit britanik, me plot 10 automjete zjarrfikëse u dërguan në zonë, bashkë me dy shkallë shumë të larta.

Paniku ka qenë i madh, por fatmirësisht nuk ka raporte për viktima, shkruan rtv21.

Zjarri shpërtheu pak pas mesnatës në strukturën që konsiderohet vatër e qindra aktivitete tregtare.

Tregu i hapur me mbi 1 mijë dyqane, tezga, dyqane të ushqimeve të shpejta, dhe ambiente argëtimi është një magnet i vërtetë për turistët dhe vizitohet çdo ditë nga shumë të tillë.

Ai u hap në vitin 1974 vetëm me një rresht stendash, e sot e vizitohet nga pothuajse 28 milionë persona në vit.

Nga dëshmitë e para rezulton se, flakët kanë nisur mbi restorantin “Honest Burger”.

Për Londrën, ky është i dyti incident madhor i këtij lloji gjatë këtyre javëve të fundit, pas zjarrit tragjik që shkrumboi bllokun rezidencial “Grenfell”, duke marrë 80 jetë njerëzish, nga të cilët deri tani janë identifikuar vetëm 21.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *