Published On: 28 October, 2016

Një taktikë e zgjuar elektorale: Strategjia e re e Ramës

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka nisur të shkëmbejë mendime dhe shaka me qytetarët e thjeshtë në rrjetet sociale- përfshi këtu biseda live. Ekspertët e shohin këtë si një taktikë të zgjuar elektorale”.

Kështu shkruan agjencia BIRN, duke iu referuar strategjisë së re të komunikimit të Edi Ramës.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bërë një përdorues aktiv i Facebook, duke shkëmbyer biseda të zakonshme me komentuesit mbi atë që ndodh,” shkruan agjencia.

“Duke përdorur gjuhën joformale, mbushur me emojis dhe buzëqeshje, Rama u përgjigjet qytetarëve për çështje që nga reforma në drejtësi e deri tek mënyra se si i zgjedh veshjet”.

“Rama nuk heziton të këshillojë njerëzit për libra të mirë dhe për përdorimin e saktë të gramatikës, ndërsa shkëmben shaka me njerëzit, madje përqesh edhe pseudonimet që kanë zgjedhur disa në FB”.

Skënder Minxhozi, analist dhe kryeredaktor i portalit Java, thotë se kjo është një stragji komunikimi e mirëmenduar.

“Rama po arrin atë publik që nuk ndjek median tradicionale dhe e konsumon informacionin vetëm përmes rrjeteve sociale”.

Kurse analisti Afrim Krasniqi thotë se Rama ka mësuar se i ka rënë mbështetja mes të rinjve, ndaj po përdor kaq shumë rrjetet sociale.

“Kjo është arsyeja përse ai po përdor rrjetet sociale, zhargonin, bisedat joformale, shakatë dhe elementë të tjerë që e bëjnë një bisedë normale, edhe pse ai është kryeministri,” thotë Krasniqi.

Megjithatë edhe Minxhozi, edhe Krasniqi medojnë se të tilla forma komunikimi nuk mund të zëvendësojnë komunikimin formal dhe atë të drejtpërdrejtë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...