Published On: 19 Qershor, 2017

“Një Shqiptar, një serb dhe ushtarët”, premierë në teatrin “Dodona”

Të premten me 23 qershor, në teatrin “Dodona”, në orën 19:00 shfaqet premiera “Një Shqiptar, një serb dhe ushtarët”, me autore Ibadete Abazi dhe regji të Avni Abazit.

Tragjikomedia “Një Shqiptar, një serb, dhe ushtarët” trajton dy gazetar, njëri serb dhe tjetri shqiptar që kanë ikur nga lufta dhe janë fshehur në bodrumin e medias ku kanë punuar. Ngjarja ndodhe në natën fundit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, me ç’rast për here të parë të ikurve nga lufta ju prishet rehatia, në momentin që në vendin sekret, ku janë fshehur fillojnë të hyjnë ushtarët si nga radhët e UÇK-së ashtu edhe paramilitarët serb, për tu mbyllur me ardhjen e ushtarit të NATO-s, i cili edhe tregon që lufta ka përfunduar.

Në kastën e aktorëve janë të angazhuar: Armend Zeqiri, Gani Morina, Bashkim Alaj, Avni Abazi dhe aktorja e njohur Teuta Sadiku. Skenografia: Mentor Berisha, Skenografia: Agnesa Muharremi. Kjo shfaqje pas premierës të premten në ora 19:00, do ta këtë reprizën e parë me date 24 qershor po në orën 19:00, derisa reprizën e dyte me datë 28 qershor, po në teatrin “Dodona”. SHQIPTARI.eu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...