Published On: 11 Janar, 2017

Një ngjarje dramatike

Thoma K. Jance

Një ngjarje dramatike më tregoi sonte miku i grupit tonë Vehbi Ejupi nga Prishtina.
Zoti Vehbi e ndjente si amanet dhe për këtë më kontaktoi pasi nuk kishte mundur të vihej në kontakt me familjen e origjinës në Mangalem të Beratit. Bëhet fjalë per Mihal Cinxo, nje student i kantos ne Varshave te Polonise ne vitet ’60-te. Mihali ne kohen qe ishte student ne Varshave u dashurua me nje vajze studente te mjekesise dhe me vone doktoreshe, pasi u prishen marredheniet vendosi per hir te dashurise dhe familjes te qendronte ne Poloni dhe te mos i bindej urdherit per t’u kthyer. Nderkohe e dashura apo gruaja, ishte shtatzane dhe kjo gjendje nuk e lejonte ate ta braktiste. Zoti Vehbi e ka pas shume mik Mihalin i cili pas studimeve mbeti ne Poloni dhe arriti te punesohej ne Tratrin e Madh te Operas se Varshaves. Ai me gjithe te shoqen tentuan disa here te shkonin te ambasade per te marre leje qe te ktheheshin se bashku ne Tirane, por ambasada ia refuzoi brutalisht kerkesen. Siç tregon Vehbiu ata u sollen aq vrazhde sa i nxorren me force nga ambasada dhe pas nje jave, nga tronditja e madhe gruaja e re e Mihalit, tashme anetar i Operas se Varshaves, peson nje abort dhe per shkak te tij nuk arriti me kurre te lindete femije. Mihali e ka vuajtur shume kete drame dhe humbi çdo kontakt me familjen e origjines me mbiemer Xinxo nga Mangalemi. Karriera e tij ne Opera ishte brilante, por jetoi nje jete plot brenga, i trajtuar keq nga shteti shqiptar i kohes sidomos personeli i ambasades se kohes. Mihali ka vdekur para 7-8 vjetesh dhe Z. Vehbi ka disa amanete per t’i kthyer familjes se tij ne Shqiperi. Gruaja e tij deri para ca kohesh ishte ende gjalle. Ai ka pasur disa shoke qe u kthyen ne Tirane ne ate kohe, secili me dramat e brengat e tij personale. Kush nuk kishte ndjeshmeri njerezore ishte aparati mizor i shtetit shqiptar.
Zoti Vehbi ben apel per kontakt per ndonje pasardhes te familjes Cinxo nga Mangalemi i Beratit. Ju lutemi kush ka informacion te na shkruaje.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...