Published On: 7 Gusht, 2017

Një ndarje për të mos u parë kurrë më të gjallë me vëllain e armës

 

Image may contain: one or more people, tree, crowd, outdoor and nature

In memoriam – 06 Gusht, 2017

Naim Kadri Goçi, bashkëluftëtarë i Brigadës – 138 “Agim Ramadani” në Luftën e Koshares.

E nderuara familje e gjerë e Naim Goçit!
Bashkëluftëtare veteran e qytetarë që jemi mbledhur ti bëjmë nderimet e fundit, në këtë ditë pikëllimi, më lejoni qe ne emrin e bashkëluftëtareve e veteraneve te Luftës së Koshares te Brigadës 138 “Agim Ramadani” t’iu shprehe ngushëllimet me te thella për ketë humbje te madhe jo vetëm për familjen, por për ne bashkëluftëtarët dhe vëllezërit e armës, Kosovën e mbare Kombin.
Sot, me 06 Gusht 2017, nga rreshti i luftëtarëve të Koshares u largua edhe Naim Goçi me statusin e Veteranit të luftës së UÇK-sw.
Për njerëz që me veprën e tyre jetësore u përjetësuar ne piedestalin e vlerave të lirisë nuk mjafton te thuhen vetëm fjalë të mëdha.
Ngase për ta flasin të plota, veprat e tyre.
Naim Goçi mbetet një shembull i lavdisë dhe mburrjes kombëtare.
Njeri fisnik, i qetë e i përkushtuar, trim që nuk kurseu të veproj e punojë asnjë çast për të mirën e atdheut.
Ne që e kemi njohur nga afër, që kemi punuar me te, e kemi vështirë ta themi të plotë, respektin e thellë që ndjejmë për te.
Sa herë që rrjedha e jeta na sfidon me ndarje nga bashkëluftëtaret tanë, ne kujtesën tonë trazohen të gjithë të rënët për liri, të rënët dhe të plagosurit, të cilët, i dhanë një vlerë të re synimit të shqiptarëve për çlirim.
Fitorja mbi armikun nuk do të mbërrihej pa luftëtarë të aftë dhe të guximshëm e vullnetfortë si Naim Goçi. Naimi ishte simbol i të gjitha këtyre vlerave dhe virtyteve që e bene ATË t’i përkas një brezi të lavdisë siç ishte dhe vet vepra e tij.
Naim Goçi, u lind me datën 21. 09. 1981, në Junik në një familje me traditë atdhetare e patriotike që la gjurmë për ta ndjekur he edukuar edhe vet Naimi, në luftën e gjatë e të mundimshme të kombit tonë për liri, me çka reflektoi tërë jetën dhe veprimtarinë e vet.
Shkollimin fillor e atë të mesëm e kreu në vendlindje në Junik, e në vazhdim të formimit të vet ishte një potencial i përhershëm ne dispozicion të çështjes kombëtare për të dhëne kontributin e tij shumëdimensional për lirinë e vendit.
Krahas përkushtimit për familjen, për asnjë çast nuk rendi ne angazhimet taktike-teknike për organizimin e veprimeve te armatosura kundër armikut qe po na mbante nen okupim e terror shtetëror, ku Naimi u bë një faktorë i unitetit dhe solidarizimit për veprim duke reflektuar pozitivisht lëvizjen kombëtare për çlirim.
Lufta e Kosovës ishte një kushtrim për ndërgjegjen e Naimit e bashkëluftëtareve të tij si dëshmoret, e shumë te tjerë veteran, që të rreshtohen për krah oficerëve si Agim Ramadani, Sali Ceku, ku u shqua për guxim e përkushtim luftarak, gatishmëri e sakrificë për realizimin e detyrave ushtarake në shërbim të lirisë së Kosovës. për çka në epopenë e lavdisë dhe meritave të Popullit dhe Shtetit të Kosovës, përherë me respekt do zërë vend edhe emri dhe vepra e tij që do mbetet morali i historisë me te re të kombit shqiptarë.

Aktivitetin e tij luftarak Naimi e kurorëzoi në frontin e Koshares në radhët e brigadës 138 Agim Ramadani, si komandues togu të këmbësorisë , ku me gjakun, djersen dhe heroizmin personal shkroi emrin e tij në piedestalin e vlerave kombëtare.
Ishte gardian i atdheut. Por në luftë e situata rreziku diti të bë hej edhe mburojë e bashkëluftëtareve, pa llogaritur rreziku për vetën.

Pas përfundimit të luftës Naimi, nuk e ndali për asnjë çast kontributin e tij në shërbim të popullit shqiptare e liridashës dhe të ardhmes së tij me te njëjtin përkushtim ne Kosovën lindore e ne Ilirida ne radhët e formacioneve çlirimtare.

Me tu përfunduar lufta çlirimtare, Naimi aktivitetin e vet e vazhdon në shoqëri e familje ne konsolidim të identitetit të saj, ku me punën e tij, la përshtypjen e një qytetari të devotshëm, të përkushtuar dhe punëtor i palodhshëm në shërbim të familjes, kombit e atdheut.

Kjo është një ndarje për të mos u parë kurrë më të gjallë me vëllain e armës, e bashkëluftëtarin. Por, për ta mbajtur gjithmonë të gjallë në mendjen tonë përmes vlerave të larta që na bashkuan për të punuar dhe luftuar për lirinë e popullit të flijimeve dhe vuajtjeve të gjata.

Pas lëngimit të gjatë nga sëmundja vdekjeprurëse, Naimi na’ la pas, emër dhe vepër, që do të nderohet gjithmonë me respekt nga ne dhe brezat që do të vijnë. I la pesë fëmije dy djem e tre vajza, të shëndosh e që do rriten në frymën e shembullit të atit të tyre se si punohet jetohet dhe sakrifikohet për vlerat e kombit dhe atdheut. Dot a kenë pikë referimi që sa herë përballen me sfidat e jetë s, të kthejnë kokën mbrapa dhe të shohin se fuqia e tyre boronë në vlerat e lirisë që i ka rrënjët në gjakun edhe të babait të tyre.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e Naimit. Zoti e bekoftë familjen e tij dhe bashkëluftëtarët.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë për të cilën dha pjesë t e turpit dhe gjakun e tij!
Ngushëllime të gjithë!.

“LAVDI EMRIT DHE VEPRES SE HEROIT TË LUFTES”
“LAVDI TE GJITH DESHMORËVE TË KOMBIT”

SHVL “Brigada 138 Agim Ramadani”

Image may contain: one or more people, people standing, tree and outdoor

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...