Published On: 23 Nëntor, 2016

Një lajm i mirë për shoferët e makinave: MPB ulë dënimet për skadimet e regjistrimit të automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 16 nëntor 2016, ka zbritur taksat administrative (dënimet) për rastet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit

Ministria e Punëve të Brendshme përmes njoftimit për media thuhet se qytetarët e Republikës së Kosovës nga data 16 nëntor 2016, ka zbritur taksat administrative (dënimet) për rastet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit.

Ndryshimet e taksave administrative për rastet e vazhdimit të regjistrimit dhe çregjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike janë si në vijim:

Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë çregjistruar, si dhe taksat për çregjistrim të automjeteve pas skadimit të afatit prej 30 ditësh janë:

a). Për automjetet nën 3.5t për çdo 30 ditë ———————– nga 25€ zbret në 10 €;

b). Për automjetet 3.5t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë ———– nga 50 € zbret në 20 €;

c). Për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 €.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...