Published On: 30 Maj, 2017

Nje histori e trishte, gruaja i qan hallin kryeministri: ‘Po më vdes djali…’

Pas fjalimeve, kryeministri Edi Rama ka vijuar takime me qytetarë të ndryshëm në Burrel dhe një i tillë ishte dhe me Flutura Kolën.

Ajo u prezantua si një simpatizante e PD, por që pas martesës ka kthyer bindjet politike.

“Pas martese ktheva, më ktheu burri”, tha ajo duke qeshur.

Por halli i Fluturës nuk ishte politika, por djali i saj, Fabio, i sëmurë prej 11 vitesh. Në tavolinë me Ramën, ajo i qan hallin e të birit që vuan nga trompoza në mëlçi. Flutura i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë që të bëjë operacionin e djalit në Itali, ku dhe i kanë dhënë shpresë për jetë. Flutura thotë, se mjekët turq, i kanë thënë se trompozën, djali e mori në vogëli pas një mjekimi të gabuar në spital.

“Im bir është 12 vjeç. Është një djalë i zgjuar, kur të rritet thotë se do të bëhet si Da Vinçi. Ishim në Turqi, dhe aty i hoqën shpretkën. Mjekët më thanë se nuk e ka sëmundje të lindur, por të fituar nga mjekimi i pakujdesshëm para 11 vitesh. Fabio jeton, por sëmundja vijon. Gjaku nuk furnizon komplet mëlçinë, një pjesë kthehet pas. Po më vdes djali më ndihmo. Një spital në Itali më ka bërë një preventiv, diku 29-30 mijë euro dhe më shpëtojnë djalin. Të përgjërohem më ndihmo”.

Kryeministri shprehet se është i gatshëm të ndihmojë, por në fillim duhet të interesohet me detaje mbi këtë çështje.

Rama: Më kalo numrin e telefonit

Gruaja: 069….. Flutura Kola, bën rreth 30 mijë euro

Rama: Do e shohim këtë cështje

Gruaja: Të më falje gjithë botën nuk e dua para djalit

Rama: Tani botën nuk ta fal dot, por do mundohem të shoh cfarë do të bëj

Gruaja: Faleminderit!

Biseda u transmetua gjatë një video online në ERTV, në rrjetin social të vetë kryeministrit. 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...