Published On: 18 Qershor, 2017

Një fatkeq i dehur, shqyhet për vdekje nga tufa e qenve endacakë (Video)

Një njeri i dehur u sulmua dhe u vra nga një tufë qenësh teksa shkonte për në shtëpi.
Incidenti, i cili u kap në CCTV, u zhvillua në Sovetsky në rajonin qendror të Rusisë Khanty-Mansi Autonom Okrug.

Njeriu, emri dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditur, ishte një roje sigurie që kishte ushqyer rregullisht qentë e humbur gjatë dy viteve të fundit.
Por marrëdhënia e tij me tufën u acarua kur ai u përpoq t’i linte pa ushqim.
Në video, tufa, e cila përbëhej nga rreth 12 qen, shihet duke e rrotulluar njeriun ndërsa ai përpiqet të ikë, por me një shishe birrë në dorë.

Qentë hidhen mbi njeriun kur ai hakërren njërin prej tyre, por, pas një përleshje të shkurtër, ai arrin të kthehet në këmbë. Ndrihet dhe bie përsëri.

Megjithatë, pasi ai u shtri për herë të tretë,  u sulmua nga një prej qenve – dhe pjesa tjetër e tufës së irrituar.
Ai thuhet se vdiq vetëm dy minuta pasi qeni i parë sulmoi.
Policia filloi një hetim pasi mbetjet e trupit të tij u gjetën të nesërmen.
Nuk dihet nëse do ndërmerret ndonjë masë ndaj qenve endacakë./Shqiperiaime.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...