Published On: 13 Qershor, 2017

“Një bashkim artistësh tek sinergjia e kualiteteve të ngjashme”

Shkueardhjet e piktorit ParidDule

 

Andi Bica, Beti Kumi

 

Në kohën tonë artisti pamor Parid Dule po vijon një itinerar ambicioz kulturor me cikle nga njëra galeri e Italisë si kryeqyteti kulturor i Firences , Milano , Palermo , Bolonja e deri në Time Square të Shteteve të Bashkuara , duke ndjekur një grup artistësh të vlerësuar nga elita e kritikës italiane e ndërkombtare me prijës  Vittorio Sgarbin , ndjekur nga menaxheri Salvo Nugnes ,  kuratorja Elena Gallini , shija artistike e trashgimtarit të Salvador Dalisë, Jose Dali . Itinerari duket i pandërprerë në huadhënien e huamarrjen e vlerave të ndryshme por që rezonojnë për nga graviteti që bartin.

Cila ishte risia tek kjo eksperiencë udhëtimi si përfaqësim artistik në Nju Jork?

Prezantova 5 punë , kompozime , një portret e një peisazh. Ishim shumë pranë qëndrës së Nju Jorkut. Unë nuk isha,  por punët e mia më përfaqësuan denjësisht. ..emri I kolegut të Sgarbit …  Sigurisht punët patën një rrjedhshmëri. Të gjithë artistët ishin nga Milano , por kishte edhe artistë nga qytete të tjera të Italisë.

Edhe ekspozita e dhjetorit ishte shumë domethënësë në Milano me prezantimin e parë dinjitoz e të suksesshëm kur ishte i pranishëm Sgarbi.  Pastaj eventi i Bolonjës , ishte një motivim i ri edhe në momentin e Spoletos së Nju Jorkut ata kishin predispozitën që unë të merrja pjesë e kësaj ekspozite kolektive. U anonçua ngjarja artistike me jehonë edhe tek Kanali 5 i mediasetit nga Pipo Baudo. Në një moment tjetër u vlerësova në Palermo edhe me titullin “Kalorës i arteve” një titull honorifik që është domethënës, madje fondacioni “Kostanca” është bekuar edhe me vulën e Papës për bamirësinë e artit në botë.

Si vijoi ngjarja e fati i punëve tuaja përtej detit?

Po të vijojmë të kthehemi në kohë , premio e Nju Jorkut u finalizua në në Milano me ekspozitën kolektive të fituesve.  Pesë artistë , të cilët ishin prezantuar me mbi 40 punë ,  kurse unë  u përfaqësova me 4 peisazhe në vaj e një kompozim.  Pati një reaksion vërtet pozitiv te artdashësit e tek të ftuarit në ceremoninë e çeljes.

Piktura ime shprehet me gjurmë nga realiteti , dallohet nga ngjyra , teknikisht të treguara përmes njollave të forta.

A keni vijimësi në punën tuaj krijuese?

Nëqoftëse do të pretendoj po filloj tani , atëherë nuk kam bërë asgjë.  Prandaj e shoh si vazhdimësi e më duhet të mendoj se jam këtu tani e më duhet të vazhdoj.

Si është ripërmasuar raporti me institucionet e art kulturës?

Nga njëra anë është interesi reciprok galeri artist. Por ajo që është më e rëndësishme është vlerësimi që realizon një galeri ndërkombtare duke më renditur në të njëktin kualitet në botimet e referencat e saj. Kështu më duhet të ruaj tempin e të qëndroj në frekuenca të përafërta me përfaqësuesit e artit të bashkohësisë.

Sot megjithë ndihmën e njohjes së talenteve në art përmes teknologjisë së komunikimit , po vijon përballja  me spekullimet e ankandeve,  ku lëmshe njollash shiten miliarda euro e veprat në kualitetin e Xhirafave të Dalisë , Madonave të Leonardos apo vjelëset e Van Gogut rrinë larg vëmendjes së publikut vlerësues. Si raportoheni me këtë fenomen edhe në prezantimet tuaja Europa në   Shtetet e Bashkuara ?

Si thoni ,  cila është më e bukur një pikturë e  Dalisë  apo një rrëmujë mbi telajo ?  Mendoj se më tepër bëhet show sesa realisht kemi art të mirfilltë. Problematikë më duket mënyra sesi media apo kritika i jep vlerë artificialisht kësaj vepre artistike. Po ta shohësh ka një ndikim të artit afrikan. Puna ka një vlerë të caktuar, pastaj lajthitjet me miliona janë për të ngritur vlerën e një artisti ,  i  cili mbase nuk  jeton më.  Të interesuarit mbase do të kishin bërë mirë ta vlerësonin në gjallje të përzgjedhurin e ankandit  e ndoshta mund të kishte kryer punë më të mira se kualiteti i servirur.

Elena Galloni gazetare e kuratore arti vlerëson se : “Piktura figurative e Parid Dules është frut i një ekspertize të konsoliduar në vizatimin, shpërndarjen e partiturave kromatike , të cilat  rrëshqitshëm përkëdhelin me ritmet bindës e të përdredhura ,  imazhet me shije të rafinuar. Përsa është e riprodhuar , pasqyron më së miri universin e tij kreativ , shumëplanësh e të artikuluar , e kthehet të  vërë në pah jo vetëm pamjen pastërtisht të bukur  ,  por tërë atë bashkësi pulsimesh emotive  e emocionale , të cilat ngarkojnë me ekspresione të përshpejtuara kompozimet. Secila pikturë rievokon e zotëron “tasele” të çmuara që kompozojnë një “mozaik ekzistencial” , në të mësuarit e të realizuarit art , motivuar nga shtysa të brëndshme e kanalizuar drejt idealeve e përmbajtjeve të konsiderueshme e të rëndësishme , për të divulguar e ndarë me shikuesin. “  Nju Jork , 18 Mars 2017.

Cila është koha si artist që ju ka marrë sporti i arteve marciale ku njiheni si bashkthemelues në Shqipëri ?  A keni një rikthim në krijimtari me kohë të plotë1?

Periudha e arteve marciale ka zënë një pjesë të rëndësishme në jetën time të kësaj periudhe. Më ka bërë të ngadalësoj hapin në krijesat artistike pra aktivitetet sportive ku merrja pjesë sillte 90 përqind të kohës të merresha me trupin kurse 10 përqindshi i mbetur për shpirtin. Pjesa art sport art ishte një ekuilibër i mirë. Por udhëtimet me sportin i kam bashkshoqëruar me shikimin e muzeve e galerive nëpër vendet e turneve.

Dikur flisnim për Sgarbin si stacion kulturor në jetën e një piktori  tanimë është tejkaluar si moment kondensimi të prurjeve artistike ?

Mendoj se ka shumë piktorë shqiptarë të cilët kanë nevojë për mbështetje më të shpeshtë të kritikës mediatike. Ata i kanë humbur këto benefite sepse shumë piktorë të traditës thuajse janë harruar. E shoh si një fatkeqësi mbarkombtare këtë fshirje të kujtesës.

Kur mund të shohim tre brezni artistësh pamorë si “etërit” tuaj  Hektor e Bardhyl Dule , juve at e bir  Parid , Matis  të ekpsozuar me punët tuaja tek Galeria Kombtare e Arteve ?

E vlerësoj që kujtohesh për këtë iniciativë familjare , por e shoh të realizueshme mbas kthjellimit të qiellit me problemet e politikës aktuale në këtë moment që po kalojmë. Unë kam shumë dëshirë  për të kryer këtë rit , pastaj të përballem nëpër botë me artin e bashkohësisë për të matur veten edhe ti qëndroj konseguent mendimit tim profesional.

Prurjet e shtrira në harkun kohor të këtyre kohëve realizuar nga artisti i kavaletit Parid Dule e koelgët e tij sipas kritikut të njohur Vittorio Sgarbi i cili pat marrë kohën për t’i vizionuar me vëmendje në ngjarjen “Refleksione të bashkohësisë”  e për ti vlerësuar me interes formulat e ndryshme ekspresive ndalet tek entuziazmi krijues e pasionin e madh për botën e artit në përgjithësi.

Tipari të cilin vlerësoj tek prurjet e reja të Paridit si njeri krijues është kurajo për të zbuluar përmasime të reja piktorike duke i qëndruar vijues mjeteve klasike shpatës së penelit e mburojës së telajos.

Kontrapunktet e kërcimit nga njeriu duke kërkuar daljen e  labirintit drejtuar për tek e bukura në ciklin e nimfave,  nga natyra e qetë e vërtetësia e thjeshtë e udhëtarit tradicional mbi gomar drejt e në kërkimin e galaktikave të reja , vjen në partneritet me bashkudhëtaren muzë ,  e  kthyer në një arketip femëror të botërave të tij brenda kuadratit. Thirrja e tij pasionit të përfshin jo vetëm në shijimin por emocionin e fillimit të një pikture të re.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...