Published On: 3 Gusht, 2017

Nitaj: Kryesuesi i seancës po sillet si mbret

  • Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka komentuar situatën që është krijuar në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme. Ai më së shumti në këtë proces e ka thumbuar kryesuesin e seancës, Adem Mikullovcin e Vetëvendosjes, duke thënë se ai po sillet si mbret. Nitaj ka bërë me dije se institucionet e vendit nuk do të jenë peng as i grupimeve politike, e as i individëve.

“Kryesuesi i mbledhjes konstitutive nuk mund te sillet si mbret. Ai nuk ka mandat as të ndërpres mbledhjen, siç beri sot, e as ta thërras mbledhjen pa konsultimet paraprake me forcat politike, posaçërisht me PAN-in, nga radhët e te cilit duhet te jete kryetari i Kuvendit. Ç‘është ajo mesele që Adem Mikullovci, pa konsultime me askënd, të thotë nesër në orën 10 është mbledhja e radhës.  Kjo është tallje me procedurat, me rregulloren dhe me kushtetutën”, ka thënë Nitaj për Gazetën Express.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së ka treguar se PAN është brenda afatit të vet ligjor dhe do të marrë pjesë në mbledhje kur mbledhja thirret si i ka hije një parlamenti e jo siç i teket një fare kryesuesi aksidental.

“PAN është duke diskutuar intensivisht se si te dilet nga kjo situatë dhe të krijohen institucionet e vendit brenda afatit kohor. Mirëpo duket se dikush është i interesuar ta çojë ketë çështje deri në pafundësi”, është shprehur Nitaj për Gazetën Express.

Nitaj thotë se institucionet e vendit nuk do të jenë peng as i grupimeve politike, e as i individëve.

“Është e drejta absolute që PAN të propozojë bash kënd të dojë për Kryetar të Kuvendit. Deputetet krejt çka mund te bëjnë është të votojnë pro ose kundër. Kështu thotë Kushtetuta, e cila nuk është se është me e mira, por e tille është”, ka thënë Muharrem Nitaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...