Published On: 10 Janar, 2017

Nissan zbulon vizionin për Sedanin e saj të së ardhmes [Foto/Video]

Së bashku me modelin Qashqai për tregun amerikan, i cili njihet si Rogue Sport, kompania e njohur japoneze Nissan në panairin e veturave në Detroit ka prezantuar vizionin për Sedanin e saj të së ardhmes.

I quajtur Vmotion 2.0 Concept, ky Sedan karakterizohet me një dizajn të “mprehtë” të eksterierit (me maskën e përparme Vmotion), boshtin e gjatë, kabinën me instrument-tabelën e gjerë dhe një ekran Touchpad, dyer të ashtuquajtur vetëvrasëse, si dhe me teknologjinë autonome më të fundit të Nissanit, ProPilot.

Koncepti Vmotion 2.0 ka boshtin e gjatë prej 2.85 metra, gjë që i bie të jetë më i gjatë se i versionit aktual Maxim dhe Altime, si dhe ky koncept është i gjatë 4.86 metra. Po ashtu, ky koncept është edhe më i gjerë dhe më i ulët në krahasim me Maxim dhe Altime.

Nissan, te koncepti Vmotion 2.0 më shumë është fokusuar në prezantimin e dizajnit dhe teknologjisë.

Nuk ka informata se çfarë sistemi të tërheqjes do të ketë ky koncept.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>