Published On: 30 Maj, 2017

Nishani: Shqipëria i vetmi vend ku 90% e politikanëve dhe mediave sulmojnë kreun e opozitës

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e sheh si të instrumentalizuar politikisht sulmin ndaj Bashës për listat e deputetëve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se
“Shqipëria përbën rastin unikal në vendet demokratike ku rreth 90% e establishmentit politik dhe 90 përqind e medias angazhohen për të sulmuar opozitën”.

Duke u kthyer një përgjigje të tërthortë të gjithë të larguarve nga PD ai se: “Ky angazhim shumë i sofistikuar, edhe ditët e fundit, ndaj opozitës, kryesisht ndaj liderit të opozitës, zotit Basha krijon perceptimin, gati gati bindjen, që gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës. Por, gjithsesi ajo që unë do të thoja ka të bëjë me faktin që për ne është shumë e rëndësishme që të ruajmë standartet dhe të kemi gjithmonë kurajon dhe gjithsecili në postin dhe në pozicionin që ka, ta kuptojë dhe ta ushtrojë mundësinë e tij si shërbyes si shërbëtor, jo si përfitues”.

I pyetur edhe mbi marrëveshjen e arritur midis dy udhëheqësve kryesorë politikë në Shqipëri, kreu i shtetit nënvizoi se të dy liderët lëshuan diçka nga qendrimet e tyre për t’iu afruar kompromisit dhe në fund të fundit, ky është edhe sensi i kompromisit dhe i negociatës.

“Jam i bindur që nuk kanë qenë vendime të lehta për të dy, por liderët prandaj janë; për të marrë vendime të forta dhe të qarta, dhe jam i bindur që kjo frymë duhet të vijojë padyshim në sensin e ruajtjes dhe respektimit të interesave reciproke të secilit krah të politikës, të majtës dhe të djathtës, por kur vjen puna për çështje madhore që i shërbejnë interesave kombëtare dhe atyre të vendit, besoj se këto përgjegjësi duhen pasqyruar dhe reflektuar në sensin e kompromisit”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...