Published On: 21 Prill, 2017

Nishani i “butë” karshi Ivanovit dhe Gruevskit, ja intervista (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në intervistën e gjerë në “Zig- Zag” në Art Chanel ka folur edhe për krizën politike në Maqedoni.

Sipas Nishanit, Shqipëria dhe shqiptarët janë aktorët dhe kontribuesit kryesor të stabilitetit, paqes e proceseve integruese në rajonin e Ballkanit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë apo korrekte, Shqipëria kur nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë fuqi paternaliste ndaj shqiptarëve që jetojnë në vendet e tjera të rajonit. Bie poshtë çdo pretendim që mund të ketë mundësi për intervenime paternaliste nga Tirana ndaj partive shqiptare në Maqedoni. Kam qenë shumë i hapur në gjitha komunikimet e mia me aktorët e shtetit maqedonas për të konfirmuar se nuk ka ndodhur asnjë intervenim apo ndërhyrje nga Shqipëria dhe ajo nuk do ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe asnjë vendi tjetër të rajonit. Pas maqedonasve, shqiptarët janë aktorët më të interesuar për stablitetin e Maqedonisë”, ka thënë Nishani.

Sipas tij, Deklarata e përbashkët është një akord mes partive shqiptare që të njëhsohej ai program politik në një platformë të përbashkët dhe besoj siç shton, “partitë shqiptare kanë treguar maturi politike duke pasur në fondament dhe themel Marrëveshjen e Ohrit dhe detyrimin për të zbatuar në frymë dhe germë të njëjtën”.

“Do ftoja gjitha palët në Maqedoni që të mbajnë mirëkuptimin, sepse është një krizë politike midis partive me çka nuk ndërhyjmë absolutisht sesi do ndërtohen koalicionet politike, qeveria, sesi votohet  në Parlament, me kë do bëhen këto koalicione dhe Shqipëria nuk ka të drejtë, as nuk ndërhyn apo të influencojë në këtë drejtim”, ka thënë Nishani, transmeton Aktuale.mk.

Sa i përket protestave të opozitës në Shqipëri, shefi i shtetit shqiptar me prononcim se nuk ka dështuar në ndërmjetësimin e tij.

“Nuk mund të them që dështova, jam ende në kontakt me palët politike dhe do vazhdojë të jem në kontakt deri në fund të mandatit tim presidencial. Protesta e opozitës është një situatë që duhet konsideruar me seriozitet. Ajo mund të ketë shumë kërkesa, por një kërkesë e saj është fondamentale dhe unë jam mbështetës i kësaj kërkese, që është e drejta e qytetarit për të votuar i lirë ditën e zgjedhjeve”, ka thënë tutje Nishani.

Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri më 18 qershor?

“Unë kam dekretuar datën e zgjedhjeve dhe padyshim që do uroja të mbahen ato brenda afatit të dekretuar nga presidenti i Republikës…Do vazhdoj të nxis në mënyrë institucionale që palët ta trajtojnë situatën me seriozitet dhe të vendosen interesat e vendit mbi emocionet personale”, ka thënë Nishani, informon Aktuale.mk.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...