Lajme

Nis vaksinimi kundër sëmundjes gungore

Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka thënë se Kosova është mjaft mirë e përgatitur për të parandaluar këtë vit rrezikun ndaj sëmundjes gungore.

Në një prononcim të tij për Ora e Fundit, Gjinovci, tha se aktiviteti i vaksinimit kundër kësaj sëmundjeje të kafshëve nis ditën e mërkurë saktësisht në qytetin e Pejës dhe sipas tij ka doza të mjaftueshme për të realizuar vaksinimin.

”Aktiviteti si i tillë do të fitojë nesër nga ora 11:30, ku do të fillojë në komunën e Pejës në rrafshin e Dukagjinit. Këtë vit jemi mjaft mirë të përgatitur me doza të vaksinimit, këtë herë kemi ndihmesa dhe nga Bashkimi Europian”.

Tutje Gjinovci bëri të ditur se këtë vit nuk është paraqitur ende asnjë rast i prekur nga sëmundja gungore e lëkurës, transmeton Klan Kosova.

”Ajo cka është pozitive këtë vit është se nuk kemi asnjë rast të tillë në këtë vit. Nuk kemi asnjë rast në asnjë nga fermat e vendit tonë”.

”Këtë vit kërkojë nga të gjithë fermerët që të realizojnë vaksinimin për mirëqenien dhe shëndetin e kafshëve. Kemi mjaftueshëm doza dhe nuk do të kemi probleme për realizimin e vaksinimi. Këtë vit jemi të përgatitur dhe jemi në kohë sa i përket parandalimit të sëmundjes gungore”.

”Të gjitha produktet ushqimore për kafshët janë të sigurta prandaj dhe u sugjerojmë fermerëve për përdorim”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *