Published On: 30 Prill, 2017

Nis iniciativa për ta bërë Ziadin Selën Ministër të Policisë

  • Portali antpress.mk ka nisur një iniciativë që lideri i Lidhjes për Reforma – PDSH dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Ziadin Sela, të shpallet ministër i Punëve të Brendshme në këtë shtet, transmeton Gazeta Express.

Sela u rrah keq nga huliganët nacionalistë maqedonas të enjten në Parlamentin e Maqedonisë dhe ende është i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Votimi për përkrahje iniciativës mund të bëhet në faqen e fejsbukut të portalit. Dhuna ndaj Selës dhe deputetëve të LSDM-së nisi pas votimit të shumicës parlamentare të Talat Xhaferit për spiker të ri të Kuvendit, gjë që fuqishëm u kundërshtua nga VMRO-DPMNE-ja. Përkrahësit e partisë së Nikolla Gruevskit, me ndihmën e një pjese të policisë, pas kësaj u futën në ambientet e Kuvendit dhe ushtruan dhunë ndaj më shumë deputetëve dhe gazetarëve./Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...