Published On: 22 Prill, 2017

“Nike” e “Adidas” prodhohen në vend, kjo është fabrika që i falsifikon

Një fabrikë në formë punishteje, në të cilën falsifikoheshin këpucët sportive është zbuluar ditën e djeshme në Kosovë. Siç raportojnë mediat vendase, në këtë fabrikë prodhoheshin këpucë të markave “Nike”, “Adidas” etj., të falsifikuara dhe më pas hidheshin në treg me çmime të ndryshme.

Pasi e kanë zbuluar në komunën e Skenderajt, kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë  sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare  të mbrojtura, disa nga  ato me etiketa me mbishkrim “Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

  1. Makinat për qepje
  2. Makinat për shtypjen e etiketave
  3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve:
  4. Nike
  5. Adidas
  6. Puma
  7. Reebok
  8. Moster etj.

Të gjitha produktet dhe pajisjet janë konfiskuar dhe ka nisur hetimi.

adidas2adidasadidas 1

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...