Published On: 30 Maj, 2017

Ngritet aktakuzë për një kandidate për deputete

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve të kaluara institucionale.

Sipas aktakuzës, E.Z. më datë  08.06.2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë,  në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga një subjekt politik, ka kryer vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.

Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për tu zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. “Me këto veprime e akuzuara ka kryer  veprën penale  keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren Departamentit për Krime të Rënda. /Gazeta Blic/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...