Published On: 20 Nëntor, 2016

NGJYRË FYTYRE


Agim Desku

 

NGJYRË FYTYRE

 

Më cilën ngjyrë më fole

Kur s῾kishim asnjë pranverë marsi

As edhe një ditë me diell

Shi biente nën re dhe mbi kokat tona.

 

Vallë e kishe ngjyrën e atdheut a të ferrit

Sa ngjanim në botën e hiqgjëje

Sikur fytyrat s῾kishin asnjë ngjyrë jete

Sot përse prapë nuk kemi ngjyrë atdheu në fytyrë.

 

Eh,të harrohet jeta dhe vdekja e jonë

Romanet dhe tragjeditë e shekspirëve shqiptarë

Që ende nuk u shkruan,a presin cilët yje të zbresin

T῾i shkruajnë me plagët e atyre që shkuan vetëm me një fytyrë atdheu.

Me ç῾ngjyrë të dua të të shoh shqipja ime

E hyjnive të ngjanë me mirë së secila tjetër

E zeza mos qoftë në fytyrat tona për jetë e mot

Është e ngjyra e korbave që sjellin zi dhe kob.

 

Ma pikturoni fytyrën time me ngjyrën e atdheut

Vizatomëni përkrenaren dhe besën e Skënderbeut

Buzëqeshjen e Shën Terezës në zemër ma shkruani

Dashurinë e atdheut të bac Ademit mirë ma hieshoni.

 

Lë të kemi kujtim një fytyrë me ngjyrë atdheu

Për brezat që ishin si fuqi Orfeu

Dhe pë brezat që në jetë vijnë si Kalorësit e  Rrugës së Kombit

Nëse një ditë të jenë vet besa e kombit dhe  fytyra e Zotit.

 

20.Nëntor 2016 a@desk

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...