Published On: 19 Maj, 2017

NGARKESA

  • Haki Bunjaku

 

Në fëmijërinë time,

primitivizmi me bestytnitë

 

kudo kishin nxjerr krye.

Flitej se çohen të vdekurit në një formë tjetër.

 

Janë të padukshëm dhe as pushka si vret

Dhe bëjnë zullum çka t`u nteket vetë.

 

Njeriu s`gjente mënyrë të shpëtojë nga rrena e vet.

Ne,fëmijë na e mbushnin bakun frigë

Ku bashkë me terrin vinin të gjithë përbindshit e trilluar

 

Askund skutë për të shpëtuar….

 

Mështetje as kund,njeriu mbeti pa fuqi

Varret i shpallën përbindsha,

lugetërit bëjnë roje aty,

po deshte shko e rri.

As ditën s`kaloja atypari

 

Më ndiqte frika nga lugatët e varri

 

Më ngarkuan barrë të rëndë

Një palë dueq në krah.

 

Në njërën trastë ferrin

Në tjetrën parajsën

 

Që t`i nxjerr tutje nëpër urë të Siratit.

 

Memzi sot jam lirue nga friga prej krijesave të trilluara.

 

Tash ka qasje tjetër,të re

Thonë ky njeri na duel pa fe.

S`na I beson trillet,nuk mund na sheh ne.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...