Published On: 27 Maj, 2017

Nga sot çdo serbë do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për Tottin, shfaqet edhe pavarësia e Kosovës (Video)

Francesco Totti, një legjendë e futbollit, të dielën do të luajë ndeshjen e fundit për klubin e Romës.
Totti debutoi si futbollist profesionist në vitin 1993 dhe kurrë gjatë karrierës nuk ka ndryshuar ngjyrat e klubit.

Në nder të largimit të “Princit të Romës”, ka pasur shumë mesazhe lamtumirës në të gjitha rrjetet sociale.

Ndërkaq, skuadra romake i ka renditur dhjetë gjëra që kanë ndodhur gjatë kohës sa italiani ka luajtur futboll, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre, mediat serbe e kanë marrë si ofenduese dhe ka të bëjë me Kosovën.

Në fakt, një prej ndryshimeve gjatë këtyre 24 vjetëve është shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe këtë klubi romak e ka renditur në vendin e dytë pas lansimit të iPod në vitin 2001.

Pas kësaj vijnë edhe lindja e Justin Bieberit, transmetimi i episodit të parë të serisë “Friends”, filmi i parë i serisë së filmave rreth HarryPotter dhe shpikja e Sony PlayStation. /Telegrafi/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...