Published On: 15 Nëntor, 2016

Nga operacionet sekrete të CIA-s tek “Valixhia Bërthamore”… Njihuni me fuqinë që merr Donald Trump si President

Një nga gazetarët më të famshëm në botë, Bob Woodward, ka hapur “Kutinë e Pandorës” në lidhje me sekretet që do të mësojë Donald Trump kur të marrë presidencën.

Woodward shpjegon me saktësi se cila do të jetë përmbajtja e informacioneve për sigurinë kombëtare që presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë në dorëzim para se të bëjë betimin.

Një nga fazat më të rëndësishme të tranzicionit përfshin informimin e shpejt për aftësitë e shërbimit inteligjent, operacionet sekrete si dhe për fuqitë e jashtëzakonshme që do të ketë në dorë në momentin që do të jetë kreu i shtetit në detyrë.

Informacioni i parë, data e dorëzimit të së cilit mbetet sekret, do të ketë të bëjë me burimet dhe metodat, teknikat dhe personelin e shërbimit të inteligjencës, të cilët furnizojnë dhe bazën për të ndërmarrë sulme me dronë dhe operacione të fshehta.

Nëse do të dëshironte, Tramp mund të njohë emrat e dhjetëra agjentëve të paguar nga CIA jashtë territorit amerikan, si dhe teknikat e përgjimit, apo dhe të dhënat e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare.

Tramp do të informohet dhe për faktin se në momentin që do të ulet në Shtëpinë e Bardhë, çdo kërkesë e tij ndaj Shërbimit të inteligjencës do të plotësohet menjëherë. Informacioni i dytë ka të bëjë me operacionet e fshehta të CIA-s për të ndryshuar rrjedhshmërinë e ngjarjeve jashtë vendit, pa qenë nevoja që dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë e dukshme.

Për momentin ka dhjetëra operacione të tilla, disa prej tyre lejojnë zhvillimin e operacioneve antiterrorizëm – edhe me viktima – në disa vende të ndryshme. Operacione të tjera janë më specifike dhe mbështesin përpjekjet e klandestinëve për të ndaluar genocidet, apo dhe të financojnë rebelët apo partitë e opozitës në vende të tjera.

Tramp mund të vendosë të konfirmojë operacionet në zhvillim apo të urdhërojë të tjera, por fillimisht duhet të informojë Komitetin e Shërbimit të inteligjencës në Kongres dhe Senat.

Po në këtë fazë presidenti i zgjedhur do të informohet edhe për aktivitetet e hakerimit të vendeve të treta dhe programet e antiterrorizmit të drejtuar nga FBI dhe ministria e brendshme.

Një fazë e tretë sipas Woodward do të jetë ajo e kodeve bërthamore, të vendosura në një valixhe e quajtur “futbolli”, e cila në çdo moment është në dorën e asistentit ushtarak të presidentit.

Kodet janë programuar në mënyrë të tillë që vetëm kreu i shtetit të jetë në gjende të nisë një sulm bërthamor. Kodet shoqërohen nga një libër prej 75 faqesh, i njohur si “libri i zi” dhe përmban plane emergjente për përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve armike si për shembull Rusia apo Kina.

Dy zyrtarë të lartë, kanë thënë për Woodward, se presidenti mund të zgjedhë plane për sulm në tre kategori: me objektiva ushtarakë, ekonomikë apo politikë. Në këto plane është bërë dhe një llogaritje për numrin e mundshëm të viktimave që do të shkaktonte secili nga këto sulme. Disa mund të shkaktojnë me miliona viktima, madje deri në 100 milionë.

Zyrtarët tregojnë se vënia në dijeni me këto plane është një emocion shkatërrues, pasi sistemi për urdhrin e një sulmi është projektuar për një vendimmarrje të shpejtë.

Një presidenti mund t’i duhet të vendosë i vetëm, brenda pak minutash. /tvklan.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...