Debate Lajmi Levizes

Nga Boshku te Alimadhi, si dhe nga Islami te Kadri Veseli

SQARIM I SEKRETARIATIT KOORDINATOR TË BALLIT NË MËRGIM PËR BALLISTËT DHE OPINIONIN PUBLIK

Sekretariati Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, i ka paralajmëruar me kohë të gjitha subjektet që mbajnë emrin e Ballit, se ecejaket shumë të dyshimta të zonjës Afrora Fusha dhe disa zonjave tjera të vetvendosura #meZemër, në fund të fundit do të përfundojnë në prehërin e drejtuesve të SHIK-ut, përkatësisht kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Për fat të keq, ashtu siç i kemi paralajmëruar me kohë kryetarët e subjekteve, po ashtu edhe ju ndodhi. Megjithatë, kryetarët dhe kryesitë e subjekteve e injoruan PËR INTERESA PERSONALE informacionin e saktë të Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim.

Andaj, për hirë të antarsisë së gjerë dhe interesit të sajë, Sekretariati Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, kërkon publikisht sqarime shtesë nga Kryesia e BKSH, nga Kryesia e PBKD-së, nga Kryesia e OBKD-së, si dhe, konstaton se është koha për reflektim dhe dorëheqje të atyre që mbajnë përgjegjësi personale për degradimin total të vlerave që prezantojmë. Ata që mbajnë përgjegjësi, duhet ta dinë se është koha e fundit të shkojnë në pushim reflektues dhe të hapin rrugë për ndryshime pozitive, në të mirë të shqiptarëve dhe të subjektit që ju takon atyre. Ballikombetar.info

Arbër Gashi

 

 

 

KËTO DY FOTOGRAFI KËRKOJNË SQARIM PUBLIK, SEPSE, TË DY ZONJAT FUSHA SI DUKET JANË TAKUAR EDHE ME BOSHKO FILIPOVIQIN.

 

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *