Published On: 23 Tetor, 2016

Nga 1 marsi Shqipëria rrit rrogat dhe pensionet, kalojmë Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi (VIDEO)

100 milionë dollarë është buxheti që i është rezervuar rritjes së pagave për punonjësit në administratën shtetërore dhe të pensionistëve përgjatë vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për mësuesit, policët, mjekët, infermierët, ushtarakët, pensionistët dhe punonjësit e tjerë në shtet, rroga e të cilëve do të rritet nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.

Në komunikimin javor me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Edi Rama, tha se kjo është shuma më e madhe që i rezervohet familjeve të punonjësve të shtetit dhe pensionistëve.

Rama tha se rroga minimale do të rritet me rreth 35 %, duke u bërë më e lartë se në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi dhe fare pak më e vogël se në Maqedoni. Pavarësisht rritjes, rroga mesatare do të ketë sërish taksën më të ulët mbi pagën në të gjithë rajonin – theksoi Rama.

Ndërsa rroga mesatare – sqaroi ai – do të bëhet më e lartë se në Kosovë dhe Serbi dhe do të jetë më afër mesatares në Maqedoni, – shkruan Express.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje se qeveria e mëparshme në 8 vjet ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione 124 milionë dollarë. “Duke llogaritur dhe 100.4 që janë ndarë në këta tre vjet nga ulja e taksës mbi rrogë plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanisëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm, arrijmë që falë kësaj faze të parë të reformave spostojmë në buxhetet familjare të punonjësve dhe pensionistëve 240.4 mln dollarë brenda një mandati të vetëm”, tha Rama.

Rama tha se ulja e taksës mbi rrogën ndau nga buxheti dhe 300 mln dollarë për buxhetet familjare të punonjësve të sektorit privat, duke bërë që kontributi total gjatë mandatit për rritjen e pagave në shtet, privat dhe pensionistët, arrin në 540 mln dollarë.

“Duhet kohë dhe durim shembullor për t’i çuar përpara këto reforma dhe për të marrë rezultate ende shumë më të prekshme. Mos të presim më shumë për të ndarë të ardhurat buxhetore frytet e para të reformave me të gjithë ata që i garantojnë reformat me punën dhe sakrificat e tyre në shërbim të tyre. Rritje të ndjeshme të rrogave të gjitha familjeve të atyre që punojnë për shtetin që duam të bëjmë, roli i tyre është i pazëvendësueshëm për t’i çuar para. Familjet e tyre meritojnë të marrin shpërblim domethënës”, – shtoi më tej kreu i qeverisë.

Rama e nisi video-mesazhin e tij në Facebook duke bërë një bilanc të reformave që qeveria ka arritur në tre vitet e mandatit të parë të qeverisë së majtë. Ai shigjetoi opozitën duke thënë se jo vetëm që nuk ka marrë iniciativën të reformojë vendin, por as nuk ka besuar kurrë se do të bëhej shtet në Shqipëri. AI u ndal veçanërisht tek reformave në drejtësi, dhe pengesat që ka krijuar Partia Demokratike.

“Ata që e qeverisën këtë vend më parë s’kanë për ta besuar asnjëherë që Shqipëria mund të ketë një sistem drejtësie ku ligji dhe jo lekët të ndajnë kush ka të drejtë e kush ka faj. Prandaj e pengojnë herë duke e gjuajtur me gurë dhe herë duke hedhur gurin e fshehur dorë, Ata besojnë tek pushteti, jo tek Shqipëria ku shteti u shërben qytetarëve, dhe njerëzit me pushet janë në shërbim të shteti. Pikërisht se Shqipëria mund të bëhet më ka sjellë mua në këtë zyrë dhe bindja se Shqipëria jo vetëm duhet po do të bëhet shteti që na ka munguar në 20 e kusur vjet lirie pa rend ligjor dhe as e rend rrugor, me këtë bindje kemi qeverisur dhe do të vazhdojmë të qeverisim duke nisur dhe çuar përpara reforma të cilat po të ishin filluar më parë do e kishin bërë sot Shqipërinë një vend tjetër nga ky që kemi plot plagë të trashëguara”, u shpreh shefi i mazhorancës në komunikimin javor me qytetarët të shpërndarë përmes një video në Facebook. /Gazeta Express/

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...