Published On: 3 Gusht, 2017

Neymar largohet nga shtëpia e tij në Barcelonë, niset drejt Parisit (Foto)

Neymar Jr. është larguar nga shtëpia e tij në qytetin e Barcelonës.

Sulmuesit brazilian i ka mbetur vetëm edhe pak kohë deri te zyrtarizimi i tij te Paris Saint-Germain.

Kjo pasi, përfaqësuesit ligjorë të Neymarit kanë qenë sot në zyrat e klubit Blaugrana dhe e kanë paguar klauzolën e prishjes së kontratës së tij me vlerë 222 milionë euro.

Pas kësaj pagese, ylli brazilian si duket ka mbledhur gjësendet e tij dhe ka liruar shtëpinë ku ka qëndruar në Barcelonë.

Në disa foto të postuara në internet, Neymar shihet teksa largohet me veturë nga shtëpia e tij, teksa destinacioni besohet të jetë kryeqytetit francez, Parisi. /Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...