Published On: 29 Gusht, 2017

Neymar i punon prapa shpinës Barcelonës, nuk mund të besoni se çfarë ka bërë

Neymar i ka thënë Philippe Coutinho që mos të transferohet në Barcelonë

Ylli brazilian, Neymar po punon kundër ish skuadrës – Barcelonës. Ylli i ri i Paris Saint-Germain, i ka thënë Philippe Coutinho që mos të transferohet në Barcelonë, shkruan Mundo Deportivo.

Coutinho dhe Neymar janë takuar në grumbullimin e përfaqësueses së Brazilit, për dy ndeshjet e radhës ndaj Ekuadorit dhe Kolumbisë, dhe kanë pasur një bisedë mes vete, përcjell Express.

“Neymar i ka thënë Coutinhos, në një bisedë mes tyre, se nuk i vjen keq për vendimin e Liverpoolit që mos ta shes te Barcelona”, ka thënë një burim i Mundo Deportivos.

Coutinho është objektivi kryesor i Barcelonës. Klubi nga Camp Nou brazilin e sheh si pasardhës të Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro. /Express/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...